Lajme Zone
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat gjyqësore, do të kryhen vetëm ato urgjente! Janë djegur edhe dosje, do të verifikojmë dëmet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat gjyqësore, do të kryhen vetëm ato urgjente! Janë djegur edhe dosje, do të verifikojmë dëmet

Datat e reja të seancave do të njoftohen përmes faqes dhe kanaleve zyrtare të Gjykatës së Lartë. Institucioni ka kërkuar mirëkuptim në këtë situatë derisa të garantohet vijimësia e veprimtarisë.

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancat gjyqësore deri në përfundim të verifikimit të dëmeve pas zjarrit të shkaktuar nga protestuesit që përfshiu katin e parë të godinës, tri ditë më parë. Përjashtim nga shtyrja bëjnë vetëm çështjet urgjente. Sipas njoftimit të gjykatës,janë dëmtuar edhe dosje e dokumente gjyqësore, për të cilat subjektet e prekur do të informohen individualisht. LEXO edhe...Rama përsërit ftesën për dialog, Bilali në Report TV: Protestuesit të sjellin kërkesa konkrete! Qeveria ndryshohet me votë, jo në rrugë Datat e reja të seancave do të njoftohen përmes faqes dhe kanaleve zyrtare të Gjykatës së Lartë. Institucioni ka kërkuar mirëkuptim në këtë situatë derisa të garantohet vijimësia e veprimtarisë. Njoftimi i plotë: Si pasojë e zjarrit të shkaktuar gjatë protestave, në datën 17 tetor 2026, ambientet e Gjykatës së Lartë kanë pësuar dëmtime materiale dhe në infrastrukturë, përfshirë edhe dosje gjyqësore. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore, duke bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor. Në këto rrethana, seancat gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, përveç çështjeve me natyrë urgjente, do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve, evidentimit dhe vlerësimit të gjendjes së dosjeve gjyqësore, si dhe për të rikthyer kushtet e nevojshme për vijimin e rregullt të veprimtarisë së institucionit. Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit. Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore. Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë. Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë. P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise gjykata e larte Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8357 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?