Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit i vihen pas Belinda Ballukut, e sulmojnë me fyerje në mes të rrugës: O hajdute, te cila vilë do shkosh (VIDEO)


Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është kapur 'mat' nga protestuesit këtë të dielë ndërsa ishte duke ecur në rrugët e kryeqyetit. 'O hajdute', dëgjohen t'i thërrasin ata.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është kapur 'mat' nga protestuesit këtë të dielë. Ndërsa ecte në rrugët e Tiranës, protestuesit e kanë vënë në ‘shënjestër’ duke e fyer me tone të ashpra. Ish-numri dy i qeverisë shoqërohej nga dy vajza ndërsa grupi i të rinjve vijon me thirrjet pas saj. “O hajdute, o hajdute, o hajdute… Rama n’burg, Belinda n’burg… O hajdute, te cila vilë do shkosh, o hajdute?”, dëgjohen të thonë ata. Balluku është nën hetim nga SPAK. Fillimisht Belinda Balluku u mor e pandehur 31 tetorin e vitit 2025 vetëm për tunelin e Llogarisë, tender me vlerë 190 milionë euro. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. LEXO EDHE:‘Balluku’, Bardhi: 3 akuza të reja, akoma asnjë kërkesë nga SPAK për heqjen e imunitetit! I jep kohë Ramës për manovra politike, favor për 'Aleancën e Valamarit' Më 9 shtator Gjykata e Tiranës vendosi sekuestrimin e një vile, në Palasë, “në pronësi faktike” të Belinda Ballukut, por të fshehur edhe këtë herë nën emrin e ish futbollistit të njohur të kombëtares, Igli Tare. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës. Më herët SPAK i kishte sekuestruar Ballukut edhe një tjetër vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares. Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise belinda balluku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Une Shqip: 13/09/2026 22:53 Gabim qe nuk e morren per brekesh e ta hidhnin ne kosh plehrash!!! Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 5.9% Vota total: 7301 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?