Lajme Zone
Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë

Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit përpara godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë. Protestës së studentëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët. Rreth orës 10:00 ata marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.