Lajme Zone
Protestuesit e refuzuan 3 herë, Berisha: Ishin të paguar, kam emrat! ‘Ftesë’ partive të tjera: Të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Ramën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit e refuzuan 3 herë, Berisha: Ishin të paguar, kam emrat! ‘Ftesë’ partive të tjera: Të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Ramën

‘Propagandë’ i quan Sali Berisha thirrjet e njohura të protestuesve kundër tij e opozitës. Në komunikimin e përjavshëm virtual, kreu i Partisë Demokratike thotë se nxitësit ishin “poseduesit e megafonit” që sipas tij, janë të paguar rëndë. “Ata që merren me politikë, ata e dinë që beteja zhvillohet gjithmonë në rrafshin psikologjik. Poseduesit e megafonit të Flamingove, të paguar rëndë, dolën që n

‘Propagandë’ i quan Sali Berisha thirrjet e njohura të protestuesve kundër tij e opozitës. Në komunikimin e përjavshëm virtual, kreu i Partisë Demokratike thotë se nxitësit ishin “poseduesit e megafonit” që sipas tij, janë të paguar rëndë. “Ata që merren me politikë, ata e dinë që beteja zhvillohet gjithmonë në rrafshin psikologjik. Poseduesit e megafonit të Flamingove, të paguar rëndë, dolën që në fillim me sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ ose ‘opozitë e shitur’. Kjo është arma strategjike më e fuqishme e një qeverie e cila përpiqet me çdo kusht të mbulojë krimet, vjedhjet, përgjegjësinë e saj”, tha Berisha. LEXO edhe...Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin! Pas një jete pune, sistemi u lë pensionistëve varfërinë (VIDEO) Me ngulm, mohoi edhe përplasjen midis protestuesve e miliantëve të tij. Edhe ata që i refuzuan dje demokratët në protestë, për Berishën hyjnë te personat “e paguar” për ngjarje të tilla. Kryedemokrati nuk hoqi dorë nga qëndrimi se PD do të vijojë të mbështesë protestën. “Asnjë incident nuk pati nga studentët. 0 incidente. I kam dhe emrat e tyre. Ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar nga incidente. Nëse e vutë re, pikërisht ato ku 2-3 raste krijuan incidentin, ndodheshin si për çudi mediat e qeverisë. Por ata edhe njëherë, nuk janë studentë. Ju i rishihni edhe njëherë videot. Janë persona që ka prej tyre dhe 40-50 vjeç, ka të tjerë 30 vjeçarë me radhë, kështu që s'kanë asgjë të përbashkët me studentët. Por një gjë, në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën. Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat. Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre”, tha Berisha. Më tej, përsëriti një thirrje për bashkim me partitë e tjera duke shprehur gatishmërinë për kompromis dhe për të lënë mënjanë kundërshtitë. “Partia Demokratike është e sinqertë, është e hapur dhe absolutisht e gatshme për kompromise dhe ujdi me këto forca politike për kandidatë të përbashkët në mbarë vendin dhe për një betejë të përbashkët në rrëzimin e Edi Ramës në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Dhe unë prapë shfrytëzoj këtë moment, t'u bëj thirrje drejtuesve të këtyre partive të lënë me një anë kundërshtitë dhe të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga një e keqe e madhe që s'e ka pasur ndonjëherë. Çdo hezitim shkon në favor të Edi Ramës. Unë nuk u them atyre në qoftë se ata s'duan, hajde të qeverisim bashkë. Unë nuk u them atyre që në qoftë se ata nuk duan, urdhëro të dalim dhe në zgjedhjet e përgjithshme bashkë. Por hajde të rrëzojmë Edi Ramën, të shkojmë drejt krijimit të një qeverie kujdestare për të bërë reformën zgjedhore dhe ju siguroj se ajo reformë do të pasqyrojë plotësisht propozimet dhe sugjerimet e tyre. Plotësisht, unë i kam lexuar ato, kemi pasur dhe një dialog në këtë drejtim, pa asnjë hezitim. Dhe t'i japim atij edhe në zgjedhjet lokale mësimin që meriton, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo e keqe, e ju them prapë, mos hezitoni se kush përfiton. Çdo shqiptar e di që përfiton Rama dhe ju nuk duhet të jeni kurrë që të përfitojë kjo e keqe”, tha Berisha. P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1868 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?