Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dogjën ulëset e vendosura nga kryeministri Rama për dialog para godinës së qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ku akuzon PD për “terror urban”. “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, shkruan Rama.
