Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën në protestë para godinës së Kryeministrisë, ku u përplasën me efektivët e Policisë. Policia ndërhyri për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në trotuar, për të liruar rrugën dhe për të mundësuar qarkullimin e automjeteve në zbatim të aktit normative. LEXO edhe...Rinas/ Letër kërcënuese me mesazh për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes Por, efektivët hasën në kundërshtimin e protestuesve, të cilët u përplasën me policët. Këta të fundit arritën t’i zhvendosnin në trotuar. Një protestuese e moshuar festoi edhe ditëlindjen në bulevard, ndërsa grupi rreth saj i këndoi këngën dhe e surprizuan me një tortë. Më pas, protestuesit nisën marshimin nëpër Tiranë. Ora 20:37 Protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë Protestuesit kanë lënë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po marshojnë në rrugët e Tiranës.Ata mbajnë edhe një banderolë ku shkruhet fjala “Policë” dhe sipër i është vënë një kryq dhe krah saj, “Dhunues”.Në anën tjetër të banderolës shkruhet “28 nëntor”. Share Ora 20:23 ‘Edhe 100 nonës së protestës’, e moshuara feston ditëlindjen në bulevard (VIDEO) Një protestuese e moshuar ka festuar ditëlindjen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Ajo është rrethuar nga protestues të tjerë që i këndojnë këngën e ditëlindjes, ndërsa dikush mban tortën ku shihen qirinjtë me numrin “20”.“Edhe 100 nonës së protestës!”, shkruhet mbi tortë.Me të fryrë qirinjtë, protestuesja shpreh edhe dëshirën: “Inshallah e hedhim”, duke iu referuar kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Share SI.E./P.J/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Narco Rrumpalla: 20/11/2026 21:55 Te shkrete ata qe e kane ne shtepi, sepse te tjeret jane per tallje bythe me nonen qe u befte edhe 1000 dhe jo 100. Ku i dihet i vjen edhe mendja ne vend qe mos tia nxije fytyren familjareve te vet. Përgjigju Arta: 20/11/2026 19:09 I njenjti refren cdo nate e nuk e kuptojne se behesh i bezdishem kur o bie fyellit ne te njenjtin vrime,se duan te rrine jadhte te rrine ne trotuar por jo te bllokojne trfikun Përgjigju Arta zemra drejtorëve: 20/11/2026 20:37 O Arta po pse merzitesh, ti po jep gocen drejtorit per 1 vend pune, u merzite per pak trafik? Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.1% Jo 29.7% Nuk e di 9.2% Vota total: 2240 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
