Disa protestues të maskuar kanë bllokuar ditën e sotme në Tiranë një auto-ambulancë që po kalonte mes tyre. Ata janë futur në mënyrë të dhunshme brenda automjetit, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë penguar për disa minuta lëvizjen e tij. Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka publikuar pamjet në rrjetet sociale dhe e ka cilësuar situatën si të papranueshme. Ai shkruan po ashtu se çdo sekondë vonesë e një auto-ambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore. LEXO edhe...Polici lëndohet nga molotovi në këmbë, shokët e marrin në krahë "E PAPRANUESHME! PROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOAMBULANCËN! Çdo sekondë vonesë e një autoambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore! LËRENI EKIPIN MJEKËSOR TË KRYEJË DETYRËN!", ka shkruar Malaj në rrjetet sociale. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Në reagimin e tyre, QKUM thekson se pengimi i auto-ambulancave rrezikon jetën e qytetarëve. Teksa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe protestuesve që të mos pengojnë punën e auto-ambulancave, QKUM shkruan se çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse. Reagimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore: Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron se ambulancat dhe ekipet e saj kanë një mision të vetëm: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve. Ato janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për kujdes urgjent, pa asnjë dallim. Gjatë protestave, ekipet e Urgjencës Mjekësore janë në gatishmëri për t’u përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërkohë që vijojnë të përballojnë të gjitha urgjencat e tjera mjekësore. Në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita çdo ditë. Në këto kushte, çdo pengim i lëvizjes së ambulancave, çdo vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson ofrimin në kohë të ndihmës për personat në rrezik. QKUM u bën thirrje qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë ambulancat, të mos pengojnë lëvizjen e tyre dhe të mos cenojnë punën e personelit mjekësor. Ambulancat duhet të lejohen të përmbushin misionin e tyre në çdo rrethanë. Çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse. Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni. Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë. QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE Tiranë, 17 tetor 2026 R.Xh/ReportTv.al urgjenca Petrit Malaj protestat kunder qeverise proteste tirana Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 77.7% Disi 3.6% Vota total: 4049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
