Në ditën e 66-ë të tubimit në Tiranë, protestuesit u mblodhën sërish sot në Sheshin Skënderbej dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku qëndruan për rreth 2 orë. Më të paktë në numër, me pankarta në duar, flamuj kuqezi e simbole kombëtare, ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale. ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ‘parlamenti i krimit’, ‘Shqipëria kërkon revolucion’, janë disa nga thirrjet kryesore të tyre gjatë marshimit. LEXO EDHE:Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret Gjatë tubimit ka pasur edhe thirrje kundër hartës së re territoriale të propozuar nga PS, ku parashikohet ulja e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 46. Aktivisti Edison Lika është shprehur se ulja e numrit të bashkive bëhet me qëllim përqëndrimin e pushtetit në sa më pak duar. Ai tha gjithashtu se ka qenë protesta që po zhvillohet prej 66 ditësh në Tiranë, e cila bëri që propozimi për reformën e re territoriale të mos kalonte pa u vënë re. “Kush do ta mendonte para 66 ditësh se shqiptarët do të dilnin në bulevard dhe do kërkonin dorëheqjen e kryeministrit pa u larguar nga bulevardi. Propozimi për reformë të re administrative do ishte kaluar pa u vënë re, por fakti se protesta ka qenë në shesh, i ka hapur probleme serioze Ramës. Ia ka prishur pushimet këtë verë. Në të gjitha qytetet ku ka propozuar që bashkive t’u vihet kyçi, ka pasur protesta kundër këtij vendimi. Por përse pikërisht tani? Sepse duan që pushteti lokal të grumbullohet gjithnjë e në më pak duar”, tha mes të tjerash aktivisti Edison Lika. Edhe aktivisti Ilir Xhemalaj gjatë fjalës së tij kundërshtoi fort propozimin e PS për hartën e re territoriale. Xhemalaj theksoi se pas Reformës Territoriale qëndron shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, gjë për të cilën u zotua nga sheshi i protestës se nuk do ta lejonin të ndodhte. “Nuk arrij të kuptoj se si bashkia e Libohovës po shkrihet, se si bashkia e Belshit po shkrihet, se si bashkia e naftëtarëve në Fier, bashkia e Patosit po shkrihet. Çfarë qëndron pas kësaj reforme territoriale. Ministri ka bërë pakt për 200 mijë vietnamezë… Qëllimi kryesor është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, por ne nuk e lejojmë. Duam vendin tonë për fëmijët tanë. A i shikoni qëllimet e tyre, ka shkuar nafta 216 lekë, euro ka rënë, dollari ka rënë, por nafta rritet, çmimet rriten”, tha mes të tjerash aktivisti Xhemalaj. Ndërkohë aktivisti dhe ambientalisti Sazan Guri, është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së një Konsullate serbe në Shkodër, një plan që është ende në diskutim e sipër nga 2 qeveritë. Gjatë fjalës së tij në protestë, duke e cilësuar ngritjen e një konsullate serbe si futjen e ‘Kalit të Trojës’ në vendin tonë, Sazan Guri tha se Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritarë, pasi rrethohet nga të gjitha anët me shqiptarë. “Problemi është zoti kryeministër apo ti zoti ministër i Jashtëm, ku shpreheni se mund të ngrini një konsullatë serbe në Shkodër, për gjoja 56 të ashtuquajtur serbë, sepse Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritarë, për sa kohë që kufizohet nga i njëjti gjak. Nuk mund të ketë minoritet me grekun, sepse kemi Çamërinë në mes. As me Maqedoninë, sepse kemi shqiptarët në mes, as me Malin e Zi, sepse kemi shqiptarët e Malit të Zi. Për aq kohë se nuk je shprehur kurrë për pasivitetin e adresave, e lindjeve, e pronave në Luginën e Preshevës, si mund të miratosh ngritjen e flamurit të serbëve në Shkodër, që është futja e kalit të Trojës. Nuk mund të ketë Flamur serb në Shkodër për aq kohë sa nuk kanë të drejtë shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha mes të tjerash Sazan Guri. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën ritualin e përnatshëm të marshimit nëpër rrugët e Tiranës, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t'i bashkohen tubimit. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane kryeministria sheshi skenderbej PS PD sali berisha edi rama Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.3% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5820 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
