Një qytetar që mori fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë kritikoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke përcjellë edhe një mesazh në emër të dibranëve. “Nuk të kemi dëgjuar të thuash njëherë, zoti kryeministër: ‘Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria’. Përgjigjja jonë për këtë përbuzje që ke për shqiptarët: ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’. Kam porosi nga dibranët, 9 malet e Dibrës: ik me të majra, mos të marrim pushkën, siç e kemi marrë me Hajredin Pashën”, u shpreh qytetari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
