Lajme Zone
Protestuesi i hedh ujë, gruaja i kthehet: Nuk ia keni dalë në shkollë prandaj vini këtu
PolitikëTop Channel

Protestuesi i hedh ujë, gruaja i kthehet: Nuk ia keni dalë në shkollë prandaj vini këtu

Vijon të jetë e tensionuar situata edhe në ditën e katërt të protestës së të rinjve. Protestuesit janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, ku vijojnë me thyerjen e dritareve dhe dyerve të institucioneve të ndryshme.

Vijon të jetë e tensionuar situata edhe në ditën e katërt të protestës së të rinjve. Protestuesit janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, ku vijojnë me thyerjen e dritareve dhe dyerve të institucioneve të ndryshme. Në zonën para kryeministrisë protestuesit kanë hedhur tulla në drejtim të forcave policore, ku këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Por jo vetëm kaq, pasi pranë kryeministrisë ka patur një përplasje mes protestuesve dhe një zonje që ndodhej aty. Teksa ajo po fliste me disa të rinj, një tjetër shkon pranë saj dhe i hedh ujë në kokë.

“O zhuls, nuk ia keni dalë në shkollë, prandaj vini këtu, qen”, dëgjohet të thotë zonja që u përfshi në sherr me protestuesin. Top Channel