Një protestues i moshuar ka humbur ndjenjat. Mësohet se i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat për disa momente. Protestuesit e tjerë i kanë ardhur në ndihmë duke i dhënë ujë. Ambulanca është njoftuar por ende nuk ka arritur në vendngjarje. Protestuesit po i qëndrojnë afër të moshuarit teksa koshat e djegur në rrugë dhe tensionet nga protestuesit sjellin vonimin e ambulancës dhe ardhjes në kohë për të dhënë ndihmën mjekësore. Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia hedh ujë me presion ndaj tyre
