TIRANË- Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë, nga Ministria e Brendshme te pedonalja dhe “Rruga e Elbasanit”, deputetët arritën të futen të qetë në Kuvend pa u përballur me sulme nga protestuesit. Këta të fundit tentuan të depërtojnë nga disa hyrje të ndryshme, por pa sukses, derisa u zhvendosën te rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë. Aty policia i bllokoi te ura dhe nuk lejoi marshimin në drejtim të godinës së Kuvendit, çka solli edhe përplasje. Menjëherë disa protestues nisën sulmet me vezë e domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit. Madje disa prej tyre arritën të çajnë edhe kordonin e policisë duke bërë që të nisin shoqërimet. Janë 6 protestues që u shoqëruan, mes tyre edhe një prej organizatorëve Arben Kola, i cili tani është liruar. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap Më pas, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës dhe u ndalën te komisariati numër 1 ku bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve. Lajmi në përditësim.... Ora 12:09 Protestuesit shkojnë te komisariati numër 1, thirrje për lirimin e të shoqëruarve Protestuesit janë zhvendosur përballë komisariatin numër një në Tiranë dhe po bëjnë thirrje për lirimin e 6 protestuesve të shoqëruar, mes tyre edhe organizatori Arben Kola. Share Ora 11:23 Pas përplasjeve me efektivët, protestuesit marshojnë drejt sheshit Skëndërbej Pas tensioneve dhe përplasjeve me efektivët e Policisë së Shtetit te Xhamia pranë Kuvendit, protestuesit po marshojnë në drejtim të sheshit Skëndërbej. Share Ora 10:08 Policia shoqëron Arben Kolën, 4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët (VIDEO) Pesë të shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë.Raportohet se protestuesit po sulmojnë gjithashtu edhe gazetarët. Share Ora 10:05 Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate policinë! Njëri tenton të çajë kordonin, shoqërohet nga efektivët (VIDEO) Sulme me domate, vezë dhe sende të tjera nga protestuesit drejt Policisë së Shtetit. Policia nuk po i lejon të kalojnë në urën e “Rrugës së Elbasanit” për t’i lokalizuar. Protestuesit po mhen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre. Share Ora 09:48 Protestuesit zhvendosen te Ministria e Brendshme, bllokohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO) Protestuesit janë vendosur te Ministria e Brendshme ku ndodhen edhe forca të shumta policie. Vendosja e tyre para institucionit ka bërë që të ketë edhe bllokim të qarkullimit të automjeteve. Share Ora 09:32 Pas pak seanca plenare, deputetët hyjnë në Kuvend mes thirrjeve të protestuesve (VIDEO) Seanca plenare nis pas pak minutash dhe deputetët kanë filluar të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë, pak metra më tutje, protestuesit thërrasin “parlament i krimit.” Share Ora 09:26 Protestuesit ‘pasurojnë’ arsenalin, vezëve u shtojnë domate e speca (VIDEO) Protestuesit sot nuk janë të pajisur vetëm me vezë. ‘Arsenalit’ të tyre i kanë shtuar edhe domate e speca, si ‘realizim’ i premtimit se do të bënin një omletë. Share Ora 09:07 Protestuesit thirrje para Kuvendit: Parlament analfabet (VIDEO) Qytetarët janë vendosur para parlamentit për protestën e radhës. Me thirrjet “parlament i krimit”, “parlament analfabet” dhe “nuk na përfaqësoni”, ata kërkojnë që qeveria të dorëhiqet.“Ju erdhi fundi”, thërrasin ata. Ata kënduan edhe himnin kombëtar, me të cilin çelin çdo protestë të orës 19:00 para kryeministrisë. Protestuesit janë pajisur edhe me vezë. Share Ora 08:44 Paralajmërimi për protestë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik dhe forca policie (VIDEO) Pas pak pritet që Kuvendi të nisë seancën plenare, por godina e parlamentit tashmë është rrethuar nga gardhi metalik dhe forca të shumta policie, për shkak të protestës së paralajmëruar.Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.” Share P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise kuvend 27 korrik 2026 Komento Komente Rezet: 27/07/2026 11:13 Si shum është duke e kruar bithen ky Kola? Por gjykatat e korruptuara hajdutër, të kapura ng PDja dho po bojnç punen e PDsë! Janë 57 ditë proteste dhe asnjë arrestim, vetëm ndslime dhe i lëshëjnë përsëri! Po ato Policët e shkretë që po goditen nga këto bandit pse nuk po dënohen sipas ligjit në fuçi? Përgjigju Sapa: 27/07/2026 07:25 Po te behej nje sondazh ne nje anije piratesh mbi kapitenin cfare pergjigjesh do jepnin piratet? Përgjigju Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.8% Jo 30.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 4848 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

