Lajme Zone
Protestë te Komisariati nr. 3 në Tiranë: Lironi shqipet
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Protestë te Komisariati nr. 3 në Tiranë: Lironi shqipet

Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të para Kryeministrisë, Policia e Tiranës arrestoi 14 persona, të cilët akuzohen se kundërshtuan me forcë efektivët dhe tentuan të hynin brenda perimetrit të sigurisë së godinës. Arrestimet u kryen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Mëngjesin e sotëm, disa prej protestuesve janë mbledhur para Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku po mbahen një pjesë e personave të arrestuar. Ata kërkojnë lirimin e tyre, ndërsa gjatë protestës kanë brohoritur “Lironi shqipet!”, duke shprehur kundërshtimin ndaj arrestimeve.

Edhe mbrëmjen e djeshme, pas përplasjeve me efektivët që kishin krijuar kordon sigurie pranë Kryeministrisë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Komisariatit Nr. 3. Tubuesit përsëritën të njëjtat thirrje për lirimin e personave të arrestuar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë.