Një kontrast interesant këtë mbrwmje në zemër të Tiranës, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është bërë vendtakimi i dy atmosferave krejt të ndryshme. Nga njëra anë, para godinës së Kryeministrisë, një grusht njerëzish janë mbledhur për protestën e radhës, ndërsa nga ana tjetër, në të njëjtin bulevard, shumë tifozë kuqezi po ecin drejt stadiumit “Air Albania”, ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Finlandë. LEXO edhe...Lufta me Ramën/ Ish-ministri Malaj: I shqetësuar për shëndetin e Veliajt, kryeministri të faktojë pretendimet për financimin e protestave nga kryebashkiaku (VIDEO) Ndërsa një grup qytetarësh ka zgjedhur të kalojë pasditen duke kwrkuar dorwheqjen e kryeministrit Rama shumë të tjerë janë nisur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare. Kështu, në të njëjtin bulevard, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit, takohen dy realitete të ndryshme të kryeqytetit: protesta para Kryeministrisë dhe atmosfera e futbollit që shoqëron tifozët në rrugën drejt stadiumit. Një pamje e veçantë e një pasditeje në Tiranë, ku politika dhe futbolli ndajnë për disa orë të njëjtin bulevard, por jo të njëjtën atmosferë. U.D/ReportTv.al tirane bulevardi deshmoret e kombit futboll protestat kunder qeverise Air Albania Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 76.5% Të gabuar 20.7% Nuk e di 2.8% Vota total: 179 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

