Tiranë - Një grup protestuesish janë grumbulluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë. Në rrjetet sociale ishte lajmëruar si një protestë kombëtare, por në orën 14:00 përpara ministrisë së Arsimit u mblodhën një numër i pakët njerëzish. Pasi qëndruan për rreth dy orë para këtij institucioni protestuesit u zhvendosen te Kryeministria, ku edhe vijuan thirrjet për largimin e kryeminstrit Rama. LEXO edhe...Protesta para Kryeministrisë, policia nis me gjobat! Pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës (VIDEO) Ndërkohë nga ana tjetër uniformat blu kanë nisur me gjobat me nga pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'. Organizimi i protestës ka qenë kakofonik. Një grup studentësh kanë deklaruar mbajtjen e protestave kombëtare vetëm të mërkurën dhe të shtunën në orën 14:00, por të tjerë grupime çdo ditë në numër shumë të vogël kanë dalë përpara kryeministrisë. Lajm në përditësim… Ora 19:25 Protesta para Kryeministrisë, policia nis me gjobat! Pesë mijë lekë të rinj për bllokim të rrugës (VIDEO) Policia e Tiranës ka nisur me gjobat në lidhje me protestën para Kryeministrisë.Në një nga gjobat që Report Tv sjell shihet se një protestues është gjobitur me 5 mijë lekë të rinj për bllokim rruge. Share Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3281 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
