Lajme Zone
EkonomiABC News Albania

Protestë ka, por jeta vazhdon. Turistët nuk ndaluan vizitat, pavarësisht bllokimeve


Protesta vijon në ditën e 103-të në Tiranë, por për turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion, planet nuk janë anuluar.

Protesta vijon në ditën e 103-të në Tiranë, por për turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion, planet nuk janë anuluar.

Ky grup turistësh nga Hollanda ka mbërritur në Shqipëri dhe sot ka zgjedhur Tiranën për të vijuar udhëtimin. Ata thonë se kishin dëgjuar për protestën përpara se të mbërrinin, por kjo nuk i ka bërë të heqin dorë nga vizita.

Protesta, megjithatë, ka ndikuar në mënyrën se si e përjetojnë qytetin. Ata tregojnë se prania e madhe e policisë në rrugët e Tiranës nuk është pamja që prisnin të shihnin gjatë pushimeve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Po, por për shkak të protestave është pak zhgënjyese. Ndonjëherë bllokohemi dhe nuk mund të ecim kudo ku duam. Bllokimet, protestat… Pothuajse çdo pasdite”

“Të gjithë policët dhe protestat. Tani këtu është perfekte, por fakti që ka polici kudo nuk na bën të ndihemi mirë”

“Jemi katër persona dhe në disa momente nuk jemi ndjerë të sigurt. Shohim policë kudo dhe nuk na bën të ndihemi mirë.”

“Kemi dëgjuar për protestat, por kemi thënë: Le ta shohim vetë. Ne e kishim rezervuar tashmë Tiranën, kështu që vendosëm të vinim”

Pavarësisht situatës, turistët vijojnë programin e tyre, shëtisin në qytet dhe eksplorojnë Tiranën.

“Na pëlqen Tirana, ka shumë gjëra autentike që na pëlqejnë, pazari, njerëzit që këndojnë në qendër dhe vende të tjera të cilat mund t’i vizitosh.… Këto na pëlqejnë shumë”

Kjo është dita e fundit e tyre në Shqipëri. Pas 4 ditësh udhëtimi në disa prej qyteteve dhe pikave turistike të vendit, ata do të kthehen në shtëpinë e tyre në Hollandë.

“Nesër fluturojmë për në Hollandë. Kemi qëndruar 4 ditë dhe kemi vizituar Shkodrën dhe Sarandën. Atje gjithçka ka qenë mirë”

Një udhëtim që për ta mbetet i lidhur me tregjet, muzikën, ushqimet e mira dhe mikpritjen, pavarësisht protestës, bllokimeve dhe prezencës së shtuar të policisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet protestaTuristët