Lajme Zone
Protestat studentore/ Rama i drejton gishtin opozitës dhe “duarve të huaja”: Nuk na duan në BE
PolitikëCNA

Protestat studentore/ Rama i drejton gishtin opozitës dhe “duarve të huaja”: Nuk na duan në BE

Këtë të premte dhjetëra gjimnazistë në Lezhë janë mbledhur...

Kryeministri Edi Rama për protestat e dhunshme i ka drejtuar gishtin opozitës dhe agjenturave të huaja të cilat ai iu drejtohet me termin “duart e huaja”.

Sipas Ramës dhuna nuk ka lidhje me studentët por me ata që nuk e duan Shqipërinë në BE.

Rama thekson se nuk është rastësi që në vend plas flaka sapo Shqipëria mbyll një tjetër kapitull. “Dora e mbrapshtë dora e vjetër dora e keqe që e ka ndjeklur Shqipërinë që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se prej kujt është prej 30 e kusur vitesh sot mbështetet dhe nga duar të tjera, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë dhe nuk e duan Shqipërinë të shohë drejt të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për tiu përmirësuar që nuk e duan Shqipërinë pjesë të BE, nuk duan ta shohin Shqipërinë aty ku do të shpëtojë njëherë e mirë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar nuk e duan Shqipërinë e lirë në zgjedhjen e saj të lirë për të qenë aty së bashku me popujt e tjerë dhe shtetet e tjera të BE.

A ju duket rastësi se sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sapo mbyll një tjetër kapitull sapo afrohet më shumë drejt asaj ambicie dhe objektive historik këtu plas flaka. Nuk është rastësi, është një sprovë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara krejt artificiale.

Po studentët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, po jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa mundemi duke u përpjekur të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë.

Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi gabon, sepse të përkulesh përballë dhunës për pakëz qetësi do të thotë ta humbësh qetësinë dhe të humbësh rrugën për një kohë të gjatë.

Ka qenë Shqipëria përballë dhunës për pak qetësi dhe nuk ka arritur gjëkundi. Durim se kjo do të kalojë, pasi kjo të kalojë do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm për sfidën që kemi përpara”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.