Lajme Zone
Protestat/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndalni menjëherë përshkallëzimin në Tiranë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndalni menjëherë përshkallëzimin në Tiranë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të protestave.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të protestive kryesiht ne Tiranë . Me anë të një postimi në rrjetet sociale Andreas Schieder, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situates së dhunës. Në reagimin e tij Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqiperinë, thekson se dhuna është e papranueshme, pavarësisht nëse vjen nga persona që depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme apo nga shteti dhe policia. Schieder u ndal edhe te kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke theksuar se qeveritë duhet t'i marrin seriozisht dhe të rishikojnë qasjen e tyre. LEXO EDHE:Protestat në Shqipëri, Komisioni Evropian dënon dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve: Reagimi i policisë të jetë proporcional! Dhunuesit të përgjigjen para ligjit “Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, thuhet në reagimin e tij. Raportuesi i PE-së tha se është veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe përsëriti thirrjen për t'i dhënë fund përshkallëzimit. " Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë pikërisht tani, nga Parisi, përmes Berlinit, e deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është diçka e mirë dhe e drejtë dhe duhet t’i nxisë qeveritë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga gjendja financiare e prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen mes protestuesve, as kur vjen nga shteti dhe policia. Si raportues për Shqipërinë, po e shoh me shqetësim të veçantë situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit" thuhet në postimin e tij në X. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Andreas Schieder Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento sela: 18/10/2026 15:57 Politika e europes dhe e amerikes ne keto 2 dekada eshte nje politik e thesit epstein pra BRICS eshte ajo qe po lufton per vlerat njerzore dhe fale kesaj bota po shtyen dite nga tamuti i Davosit qe cdo gje e kan kunder njerzimit Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5713 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?