Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, duke ndarë edhe një fotomontazh me pamje protestash nga disa vende të Europës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Rama thekson se protesta është një e drejtë, ndërsa dhuna është krim, duke paralajmëruar se protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare njësoj si autorët e tyre. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! Kreu i qeverisë shprehet i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo kohë dhe vend, por vijën e kuqe e ka të qartë, jo me dhunuesit dhe partitë që i mbështesin. “Protestat janë një e drejtë, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata. Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre. Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama. Ora 12:04 'Jeni më të mirët!' Rama mes efektivëve të policisë të angazhuar në mbrojtje të rendit: Durim me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar! (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin për efektivët e Policisë së Shtetit për punën gjatë ditëve të protestave të dhunshme në kryeqytet, të cilat i quan "ditë agresioni mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian".Në rrjetet e tij sociale Rama postoi një video ku shfaqet i rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, me të cilët zhvillon një bashkëbisedim, ndërkohë që kolona zanore është “The Best” e Tina Turner,Përmes postimit Rama u kërkon policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë, por të veprojnë me forcë ndaj personave të maskuar që hedhin gurë dhe u vënë flakën objekteve."Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar" shkruan Rama, Share SI.E./U.D/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6671 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

