Lajme Zone
Protestat/ Rama, me paketë ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Rama, me paketë ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Partinë Demokratike ...

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë në një konferencë për mediat ka prezantuar paketën ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane. "Kemi gati paketën ligjore kundër dhunës dhe anakrisë urbane.

Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari.

Përgjegjësia është vetjake, masat kufizuese janë të përkohshme dhe të arsyetuara, çdo kufizim është i kontrolluar nga gjykata.

Një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ky akt vjen si mbështetje financiare për ata që u dëmtuan nga grabitjet, thyerjet, djegiet.

Bizneset që kanë depozituar aplikimet nuk do të presin vite për dëmshpërblimin, ata që shkaktuan dëmet do të paguajnë gjobën për dëmet e shkaktuara.

Ligji sipas modelit francez, kush thyen paguan.

Ligji i ri që kemi hartuar për riparimin e dëmeve krijon themelin për të ardhmen.

Ligji nuk e kufizon lirinë e shprehjes. Çdo person që kryen dëmtim do të përgjigjet financiarisht.

Gjoba deri në 500 mijë lekë të reja. Për të miturit gjobën do ta paguajnë prindërit.

Ndryshime për ligjin e tubimeve.

Ndryshimet i japin policisë kapacitete parandaluese.

Thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, policia dërgon mesazhin për fshirje të menjëhershme”, tha ndër të tjera Rama. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.