Bajram Begaj Në ditën e tetë të protestave kundër qeverisë Rama, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, si dhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Takimi vjen pas thirrjes së mëhershme të kreut të shtetit për dialog dhe shmangien e dhunës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është vënë në lëvizje në një moment kur Shqipëria po përjeton ditën e tetë të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kreu i shtetit ka pritur sot në takim përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, ndërsa në takim marrin pjesë edhe dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Në takim janë pritur ambasadori i SHBA-së, Eric Wendt, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.
Takimi zhvillohet në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Tiranë, ku protestat e nisura nga studentët janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Përfshirja e përfaqësuesve diplomatikë dhe e dy ish-krerëve të shtetit përbën një zhvillim të rëndësishëm në kontekstin e situatës politike.
Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë e diskutimeve apo nëse takimi do të pasohet nga një nismë konkrete. Megjithatë, zhvillimi merr rëndësi të veçantë në dritën e qëndrimit që Presidenti Begaj mbajti disa ditë më parë, kur shprehu gatishmërinë për të kontribuar në krijimin e një hapësire dialogu mes palëve.
Pas tri ditësh protestash, kreu i shtetit reagoi publikisht për situatën, duke theksuar se kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato të të rinjve, meritojnë vëmendjen e institucioneve.
“Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Begaj në mesazhin e tij.
Presidenti dënoi gjithashtu aktet e dhunës, duke kërkuar që palët të tregojnë përgjegjshmëri dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
“Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, theksoi ai.
Në të njëjtin reagim, Begaj shprehu mbështetje për punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, si nga radhët e efektivëve, ashtu edhe nga protestuesit.begaj takime Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Studentët përmbysin karriget e Ramës, protesta kthehet në revoltë kundër qeverisë 20 Tetor 2026, 16:0916:09Politike Shqipëria në flakë, Edi Rama kapet pas karriges; protestat kundër tij pushtojnë mediat botërore 20 Tetor 2026, 15:3515:35Politike Studentët dhe pedagogët në protestë, Kuvendi mblidhet me 4 kërkesa për interpelancë 20 Tetor 2026, 15:2515:25Politike Marjana Koçeku kërkesë Peleshit: Thirr mbledhje urgjente të Parlamentit 20 Tetor 2026, 14:4514:45Politike Ilir Meta për protestën e pedagogëve: Të mbështesim të rinjtë për arsim cilësor dhe dinjitoz 20 Tetor 2026, 13:5913:59Politike PD kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit: Jepni llogari për dhunën ndaj protestuesve 20 Tetor 2026, 13:4413:44Politike

