Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, njoftoi pezullimin nga detyra të dy efektivëve të Policisë, pas publikimit të pamjeve ku ata shfaqen duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Demo kërkoi që forcat e Policisë të përdorin forcën në mënyrë proporcionale gjatë protestave, duke theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. "Jam njohur sot me dy raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e forcave të Policisë, nëpërmjet pamjeve, të cilat janë bërë publike edhe në media apo rrjetet sociale. Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për masat e pezullimit të 2 punonjësve në fjalë”, tha Ervin Demo. Ministri bëri publik edhe bilancin e të lënduarve nga katër ditët e protestave të dhunshme në Tiranë. Sipas tij, 156 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë të rastit. LEXO EDHE:Protesta në Tiranë, 11 të lënduar mes tyre 3 të mitur! Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e fundit “156 qytetarë shqiptarë janë lënduar. 97 efektivë policie, të cilët kanë kryer detyrën e që në fund të ditës duan si të gjithë ne të jetojnë paqësisht në vendin tonë e në darkë të kthehen pranë familjeve. 45 protestues, të cilët po ashtu kanë aspiratat e tyre legjitime për të tashmen e të ardhmen në këtë vend, për ta e familjet e tyre, së bashku me 14 kalimtarë, të cilët ndoshta po shkonin drejt familjes apo punëve të tyre”, thekson Demo. Shqetësim për ministrin e Brendshëm mbetet edhe përfshirja e të miturve në protestat e dhunshme. Demo tha se katër prej të lënduarve janë të mitur dhe u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të përdoren për qëllime politike. “Unë nuk besoj se ka prind në Shqipëri, pavarësisht bindjeve të tyre partiake, i cili gëzohet nëse sheh fëmijët e tij të mitur, me gurë apo mjete të tjera në duar, duke goditur punonjës policie, duke thyer xhamat e institucioneve publike, duke shkatërruar semaforë e sinjalistika, duke bastisur e djegur pronën private e publike. Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare”, thekson Demo. Sipas tij, 'Policia e Shtetit për 3 ditë rresht është gjendur përballë një situate të vështirë, ku forca të errëta kanë përdorur militantë, mercenarë dhe, çfarë është më e keqja, minorenë, duke i nxitur ata drejt akteve të dhunës ekstreme ndaj Policisë, institucioneve dhe bizneseve e pronës private.' Reagimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo: Jam njohur sot me dy raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e forcave të Policisë, nëpërmjet pamjeve, të cilat janë bërë publike edhe në media apo rrjetet sociale. Menjëherë kam kërkuar nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, marrjen e masave duke u referuar verifikimeve të domosdoshme. Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për masat e pezullimit të 2 punonjësve në fjalë. Policia e Shtetit për 3 ditë rresht është gjendur përballë një situate të vështirë, ku forca të errëta kanë përdorur militantë, mercenarë dhe, çfarë është më e keqja, minorenë, duke i nxitur ata drejt akteve të dhunës ekstreme ndaj Policisë, institucioneve dhe bizneseve e pronës private. Kam kërkuar përgjatë gjithë kohës, që përgjigjja e Policisë të ishte proporcionale dhe të mos tejkalonte asnjëherë caqet e vendosura nga ligji, ashtu siç kam kërkuar hetim dhe ndëshkim për çdo dhunues e shkelës të ligjit. Por ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit. Profesionalizmi i Policisë së Shtetit matet jo vetëm me aftësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe me respektimin e ligjit dhe dinjitetit të çdo qytetari. Për këtë kam qenë dhe jam shumë i qartë dhe çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar në përputhje me ligjin. Dua sot të bëj edhe një apel mbi të gjitha për prindërit e atyre minorenëve, të cilët marrin pjesë në aktet e dhunshme. Flisni me fëmijët, mos i lejoni ata të përdoren nga politika e mbrapshtë dhe as të rriten duke u edukuar se rruga për të fituar kalon nëpërmjet dhunës! Edhe njëherë, dua të siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se shteti i së drejtës do të triumfojë dhe siguria dhe rendi publik do të garantohen! Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:24 Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar sërish për situatën e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, duke bërë të ditur se 156 qytetarë shqiptarë kanë mbetur të lënduar.Sipas tij, mes të lënduarve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë të rastit. Ai ka theksuar gjithashtu se mes të lënduarve janë edhe 4 të mitur. Demo ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, duke theksuar se dhuna nuk sjell fitues.Një pjesë të reagimit të tij ministri ia kushtoi përfshirjes së katër të miturve në ngjarje, duke u bërë thirrje prindërve të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve në konfliktet politike.Ai deklaroi gjithashtu se dhuna nuk duhet të barazohet me studentët, pasi sipas tij, numri i studentëve mes personave të arrestuar ose të proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.Në përfundim, Demo akuzoi kundërshtarët politikë se po përpiqen të marrin pushtetin përmes dhunës, ndërsa u shpreh i bindur se asgjë nuk do ta ndalë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.Reagim i ministrit Demo:Të nderuar qytetarë,nga vala e dhunës që përfshiu kryeqytetin katër ditët e fundit,156 qytetarë shqiptarë janë lënduar. 97 efektivë policie, të cilët kanë kryer detyrën e që në fund të ditës duan si të gjithë ne të jetojnë paqësisht në vendin tonë e në darkë të kthehen pranë familjeve.45 protestues, të cilët po ashtu kanë aspiratat e tyre legjitime për të tashmen e të ardhmen në këtë vend, për ta e familjet e tyre, së bashku me 14 kalimtarë, të cilët ndoshta po shkonin drejt familjes apo punëve të tyre.Të gjithëve, ju uroj shërim të shpejtë, dhe dua t’ju kujtoj se kemi më shumë arsye të bëhemi bashkë e të punojmë në të mirë të vendit e jo të përleshemi për llogari të dikujt që gështenjat e zjarrit të luftës politike kërkon t’i nxjerrë me duart e të tjerëve të verbuar nga urrejtja dhe flakët e ndasisë.Më ka mbetur në mendje fjalët e një mjeku te Spitali i Traumës, i cili tha: “Kur vijnë këtu të gjithë janë të humbur, asnjë s’ka fituar.”Mes të lënduarve ka patur edhe 4 të mitur dhe unë dua të ndalem pak këtu. Unë nuk besoj se ka prind në Shqipëri, pavarësisht bindjeve të tyre partiake, i cili gëzohet nëse sheh fëmijët e tij të mitur, me gurë apo mjete të tjera në duar, duke goditur punonjës policie, duke thyer xhamat e institucioneve publike, duke shkatërruar semaforë e sinjalistika, duke bastisur e djegur pronën private e publike.Përdorimi i të miturve në akte thellësisht politike, e aq më tepër vënia në rrezik i jetëve të tyre për hir të luftës në pushtet është një poshtërsi, e cila nuk duhet të kalojë pa u vënë re e pa u përbuzur nga e gjithë shoqëria shqiptare.Kam porositur vazhdimisht forcat e policisë që të tregojnë kujdes të veçantë me ta, por dua të bëj sërish një thirrje sërish për prindërit: Ju lutem, me dorë në zemër, mos lejoni që fëmijët tuaj të përdoren në luftën për pushtet të atyre që nuk njohin asnjë kufi as njerëzor e as moral!Prandaj, kur themi se dhuna nuk ka të bëjë me studentët, nuk po bëjmë retorikë. Po refuzojmë të barazojmë studentët me ata që zgjedhin dhunën. Mes personave të arrestuar e proceduar për akte të dhunshme, numri i studentëve është jashtëzakonisht shumë i vogël dhe jam i bindur që ata nuk kanë fare lidhje me skenarin e dhunshëm politik.Mund të kemi plot dallime dhe mund të ndahemi në shumë opinione, por ka një fakt që nuk e mohon dot askush, që ka respekt për të vërtetën. Kjo është një përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë e që nuk paskan ndërmend të kursejnë as të miturit e as bizneset private të njerëzve, që s’kanë lidhje me betejën e tyre dhe që duan të ndalin rrugëtimin e Shqiperisë drejt Bashkimit Europian, duke e spostuar vendin nga tryeza e negociatave me BE-në tek rruga e së kaluarës nga kemi dalë me shumë përpjekje.Dua t'ju garantoj se nuk do ja dalin! Shqipëria është nisur tashmë drejt destinacionit dhe askush e asgjë nuk do ta ndalë zhvillimin europian të vendit! R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:20 Aktet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, pezullohen dy efektivë policie! Policia e Shtetit: Nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune! Dy punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga detyra pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen duke tejkaluar kompetencat dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Krahas pezullimit, Hita ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë menjëherë hetimin disiplinor ndaj dy punonjësve të policisë.Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit thekson se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga efektivët e saj.Njoftimi i plotë Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht:Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme.Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve. U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: ervin demo protestat kunder qeverise proteste Tirane pezullim nga detyra policia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.8% Jo 78.8% Disi 3.5% Vota total: 2653 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
