Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e ka krahasuar protestën e dhunshme të këtyre ditëve me një revoltë të armatosur, që sipas tij ka rrezikuar edhe jetë njerëzish. Komentet Koçi i bëri në për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se brenda protestës ka edhe elementë të Partisë Demokratike. Koçi tha se një prej faktorëve për mos-krijimin e një force politike nga protestuesit, është edhe PD. Kjo pasi sipas tij, Sali Berishës i intereson që mos të krijohet një forcë e re politike opozitare. LEXO EDHE:Tabaku nga Blloku i Sigurisë: 250 të mitur mes të arrestuarve dhe të shoqëruarve! Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri europiane, jo dhunë “Kur kam parasysh se çfarë ka ndodhur ditët e fundit, ajo është një revoltë dhe gati një revoltë e armatosur. Në rastin e një proteste, mirë është që të reflektohet politikisht. Që në fillim të këtyre protestave, e barazonin protestën apo lëvizjen me PD-në. Aty ka elementë dhe brenda saj është edhe PD-ja. Deputetët e PD-së kanë qenë prezentë. E gjithë kjo protestë, e gjithë kjo frymë, nuk kanë mbërritur dot te krijimi i një lëvizjeje politike të mirëfilltë, që nesër mund të jetë nesër në zgjedhje. PD është një nga arsyet se pse kjo nuk ka ndodhur. PD-së i intereson ky bllokim. Ndërkohë kjo do të ishte një lëvizje shumë e mençur”, tha mes të tjerash Koçi. Për Petro Koçin, përsa kohë që Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike, qeveria Rama do të qëndrojë në pushtet. Studentët i këshilloi që të ngrihen fillimisht kundër asaj që ai e cilësoi si korrupsion nga një pjesë e pedagogëve, pasi sipas Koçit, në universitete merren para për të kaluar provimet. “Këtë lloj qeverie, kush e konteston dhe rrëzon, gjithmonë një opozitë. Por kjo opozitë, përsa kohë që do të ketë Sali Berishën në krye, nuk mundet. Studentët duhet të ngrihen fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve. Në këtë botë ose je i korruptuar, ose nuk je. Ajo është sipas rastit që të vjen në dorë. Klasa politike është përmbysur. Ik shiko Parlamentin, i ke të gjithë të rinj. S’mundet që opozita të jetë e besueshme, përsa kohë të ketë në krye atë lidership që ka. Qytetarët e kanë vendosur, i kanë bërë një palë zgjedhje tani afër. E gjithë kjo përpjekje duhet të ishte materializuar në një platformë politike dhe në një moment politik”, shtoi Petro Koçi. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: petro koçi protestat kunder qeverise proteste Tirane qeveria edi rama sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9723 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

