Lajme Zone
Protestat përfshijnë Francën, studentët kundër sistemit arsimor: Sistemi na përçmon, qeveria premton 3,000 mësues zëvendësues
PolitikëReport TV

Protestat përfshijnë Francën, studentët kundër sistemit arsimor: Sistemi na përçmon, qeveria premton 3,000 mësues zëvendësues

Protestat e studentëve dhe nxënësve në Francë janë përshkallëzuar. Rreth 1,000 studentë nga Universiteti i Cergy u nisën drejt Bastijës në Paris, duke brohoritur dhe mbajtur pankarta me mesazhin: “Puna na lodh, sistemi na përçmon.”

Protestat e studentëve dhe nxënësve në Francë janë përshkallëzuar, ndërsa në Paris policia ndërhyri këtë mëngjes ndaj protestuesve që kishin bllokuar një rrugë përpara një shkolle. Efektivët ndërhynë për të shpërndarë studentët dhe çmontuan barrikadat e ngritura prej tyre. Përplasjet vijnë pas disa ditësh protestash në të gjithë vendin, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë paqësore, por në disa raste kanë degjeneruar në dhunë. LEXO edhe...Qeveria franceze premton 3,000 mësues zëvendësues për shkollat në krizë! Sipas qeverisë franceze, rreth 6,600 persona janë arrestuar, ndërsa rreth 760 policë dhe më shumë se 300 nxënës e pjesëtarë të stafit shkollor janë plagosur. Autoritetet janë përballur gjithashtu me kritika për përdorim të forcës joproporcionale ndaj protestuesve. Lëvizja është zgjeruar edhe në universitete. Rreth 1,000 studentë nga Universiteti i Cergy u nisën drejt Bastijës në Paris, duke brohoritur dhe mbajtur pankarta me mesazhin: “Puna na lodh, sistemi na përçmon.” Studentët kundërshtojnë disa prej politikave të qeverisë, përfshirë planin për ngrirjen e përfitimeve të strehimit dhe rritjen e tarifave universitare për studentët e huaj. Ata kërkojnë gjithashtu që autoritetet të ndalojnë, sipas tyre, shtypjen e dhunshme të protestave në shkolla. Ora 17:39 Qeveria franceze premton 3,000 mësues zëvendësues për shkollat në krizë! Qeveria franceze ka premtuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues pas protestave masive të nxënësve, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe zgjidhjen e mungesës së personelit arsimor. Pavarësisht këtij premtimi, studentët paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë.Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, bëri të ditur raportojnë mediat e huaja se mësuesit do të angazhohen në ditët në vijim për të zëvendësuar personelin që mungon në 114 shkollat e mesme më të prekura, nga rreth 3,700 të tilla në të gjithë vendin.Prej më shumë se një jave, nxënësit kanë bllokuar hyrjet e qindra shkollave të mesme, ndërsa në terren janë angazhuar forca të policisë së trazirave. Në disa raste, protestat janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme.Nxënësit, shumica e moshës 15 deri në 18 vjeç, kanë ngritur shqetësime për mungesën e mësuesve, oraret e mbingarkuara, klasat e amortizuara dhe godinat shkollore që nuk përballojnë dot rritjen e temperaturave.Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 71,500 persona morën pjesë në protestat e zhvilluara në mbarë vendin, kryesisht përpara shkollave të tyre. Policia ndaloi më shumë se 500 persona. Share A.C/ReportTv.al nxenes france 24 proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.3% Nuk e di 6.5% Vota total: 2852 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?