Prezenca e OSBE-së në Tiranë thotë se është e gatshme të ndihmojë në ndërmjetësimin e një dialogu, pas përshkallëzimit të protestave të dhunshme. Reagimi i OSBE pasi një thirrje të presidentit Bajram Begaj për dialog. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në deklaratë. LEXO edhe...Sulmet ndaj institucioneve financiare, Shoqata e Bankave: Depozitat janë të sigurta, shërbimet do të varen nga siguria Më herët, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi ashpër aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje. "Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime", shkruan BE. Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie lidhur me protestat. Ambasada thekson se disa prej demonstratave janë shoqëruar me dhunë, ndërsa protestuesit kanë përdorur mjete zjarrvënëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar prona publike e private. Sipas njoftimit, protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim, ndërsa përhapja e tyre në rrugët përreth mund të sjellë shtim të pranisë së policisë, probleme me qarkullimin dhe bllokime rrugësh. Ora 19:31 Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Protestuesit po hedhin gurë e po dëmtojnë prona, qëndroni vigjilentë! Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie për protestat që po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan. Sipas ambasadës, disa prej protestave janë kthyer në përplasje të dhunshme, ku janë përdorur mjete zjarrvënëse, janë hedhur gurë dhe janë dëmtuar prona publike e private.Në njoftimin e datës 15 tetor, ambasada thekson se protestat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut. Për këtë arsye, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat e protestave. Ambasada paralajmëron gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizime shërbimesh në transportin publik, zyrat shtetërore dhe shkolla në të gjithë vendin. Qytetarëve u rekomandon të qëndrojnë larg tubimeve, të ndjekin mediat vendase, të zbatojnë udhëzimet e Policisë dhe të kenë një plan për t'u larguar në rast rreziku.Njoftimi i plotë i Ambasadës"Demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, veçanërisht në qendrat e qyteteve dhe pranë ndërtesave qeveritare.Disa prej demonstratave janë shoqëruar me dhunë. Protestuesit kanë përdorur mjete zjarrvënëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar prona publike dhe private. Demonstrata të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim.Demonstratat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë së policisë, probleme me qarkullimin, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh.Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka udhëzuar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.Qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit.Pasojat e pritshmePriten mbyllje të tjera ose kufizime të shërbimeve publike në të gjithë Shqipërinë, përfshirë transportin publik, zyrat shtetërore dhe shkollat.Masat që duhen marrëRrisni kujdesin për sigurinë tuaj duke shmangur demonstratat dhe duke qenë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve në ambiente publike. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit. Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një mënyrë për t'u larguar nga zona në rast rreziku dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes" Share Ora 18:42 Protestat e dhunshme në Tiranë/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Gati të negociojmë dialogun Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë.“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në mesazhin e tyre. Share P.J/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane BE Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.3% Jo 76% Disi 3.7% Vota total: 1000 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

