Lajme Zone
Protestat në vend/ Kuko: ANTIFA po vepron dhe në Evropë, po cenon qeveritë
PolitikëCNA

Protestat në vend/ Kuko: ANTIFA po vepron dhe në Evropë, po cenon qeveritë

Pas përplasjeve të një dite më parë, sot ka vijuar normali...

Deputetja e Partisë Socialiste Romina Kuko ka komentuar zhvillimet e fundit dhe protestat në vend.

E ftuar në një emision, Kuko është shprehur se nëse vendoset një precedent i tillë që një qeveri duhet të largohet se mblidhen disa njerëz të dhunshëm, atëherë çdo qeveri që do të vijë më pas nuk do të jetë imune ndaj fenomenit. “Në qoftë se ne vendosim precedentin që një qeveri ikën se mblidhen disa njerëz të dhunshëm nuk ka asnjë qeveri që mund të vijë pas kësaj që do të jetë imune ndaj këtij fenomeni”, është shprehur Kuko. Kuko më tej foli për dëmtimin e bizneseve të vogla dhe pronës publike duke thënë se nuk kontribuon në adresimin e problemeve legjitime të të rinjve.

Edhe Kuko nënvizon se në protestë ka duar të huaja, duke përmendur ANTIFA-n. “Është një internacionale me ekstremizëm të majtë, e cila vepron sot në Evropë dhe ka arritur deri aty sa të cenojë qeveritë në njëfarë mënyre nëpërmjet aksionit, duke u fshehur mbrapa protestave legjitime.” Kuko përmendi si shembuj sulmet kibernetike nga Irani, ndërhyrjet e raportuara të Rusisë në Francë dhe ndikimet në procesin e Brexit në Britaninë e Madhe. “Kemi të bëjmë me vende të cilat nuk janë miqësore me Shqipërinë, të cilat duan një Shqipëri të destabilizuar marrin pakënaqësinë, e amplifikojnë, përdorin rrjetet sociale, nxjerrin nga konteksti”, tha ajo. Sipas Kukos kërcënimet ndaj sigurisë kërkojnë një trajtim profesional, duke paralajmëruar se radikalizimi social duhet lexuar me kujdes për të parandaluar instrumentalizimin e protestuesve nga entitete që nuk kanë për qëllim forcimin e demokracisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.