Lajme Zone
Protestat në Tiranë/ Brozi: Berisha, arkitekti i dhunës në Shqipëri! Financon molotovët! SPAK lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Tiranë/ Brozi: Berisha, arkitekti i dhunës në Shqipëri! Financon molotovët! SPAK lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve. Brozi u shpreh se ngjarjet e ditëve të fundit i shkaktojnë shqetësim shoqërisë shqiptare, duke kujtuar edhe episode të mëparshme të dhunës në historinë e vendit, si viti 1997 dhe ngjarjet e vi

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve. Brozi u shpreh se ngjarjet e ditëve të fundit i shkaktojnë shqetësim shoqërisë shqiptare, duke kujtuar edhe episode të mëparshme të dhunës në historinë e vendit, si viti 1997 dhe ngjarjet e vitit 2011. LEXO edhe...Protestat/ Braçe: Nuk ka kauzë që legjitimon dhunën, partnerët ndërkombëtarë bëjnë thirrje për dialog (VDIEO) Ai akuzoi Berishën, duke e cilësuar si përgjegjës për nxitjen e dhunës në Shqipëri dhe duke pretenduar se ai financon personat që përdorin molotovë. Këto janë akuza të bëra nga Brozi në deklaratën e tij. “Të drejtat e protestuesve, që kërkonin një reformë kushtetuese ku mandati të kufizohej në 2, e nxis parlamentin shqiptar ta miratojë këtë. Kërkonin reformë zgjedhore që populli të zgjidhte deputetët e tij. Arkitekti i dhunës në Shqipëri ka qenë Sali Berisha, është zjarrvënësi edhe në këto situata, financon molotovistët. E ka provuar në gjithë historinë 30-vjeçare të vendit tonë. SPAK-u e lë të lirë kryeterroristin e 21 janarit. Çdo veprim i SPAK-ut përçohet dhe merret si një nxitje për akte dhune nga elementë ekstremistë që mund të jenë në Shqipëri”, thotë Brozi. Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Zef Brozi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 6352 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?