Ministri i Brendshëm Ervin Demo në një takim me efektivët ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.
Demo qahet pse politika dhe shqoëritë civile nuk reagojnë kundër dhunës së pretenduar nga protestuesit. “Është e papranueshme të kemi në rrugë elementë të tillë që nuk kanë tashmë asnjë kufizim sa i përket objektivave për të bërë dëm që nga bizneset te partitë politike. Është një thirrje ulëristëse që ndryshe nga vendet që po kalojnë protesta të ngjashme, ku i vetmi ndryshim me vendin tonë është një; atje shoqëria civile, politika kanë reaguar kundër dhunës.
Ajo që më bën të ndihem keq, është se ne sot nuk kemi forca politike dhe shoqëri civile të mbajnë një qëndrim kundër dhunës. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, tha Demo./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

