Lajme Zone
Protestat në Shqipëri/ PPE: Çdo akt dhune, veçanërisht ndaj pronës apo njerëzve, s’ka vend në demokraci! Problemet të trajtohen përmes dialogut
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Shqipëri/ PPE: Çdo akt dhune, veçanërisht ndaj pronës apo njerëzve, s’ka vend në demokraci! Problemet të trajtohen përmes dialogut

PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. Ata theksojnë se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës nga ana e Policisë, duhet të hetohet.

Partia Popullore Europiane, grupimi politik kryesor i qendrës së djathtë në Europë, ka dënuar dhunën në protestat që janë zhvilluar prej disa ditësh në Shqipëri. Përmes një reagimi, PPE thekson se çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm, veçanërisht ndaj pronës apo personave të tjerë, nuk ka vend në një demokraci. Sipas PPE, problemet aktuale në Shqipëri duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. LEXO EDHE:Dita e 11-të e protestës, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar marshim drejt Kryeministrisë (VIDEO) Po ashtu PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. Një thirrje PPE e ka edhe për forcat e rendit në Shqipëri, të cilëve u kërkojnë që të veprojnë në mënyrë proporcionale. Sipas PPE, çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës nga ana e tyre, duhet të hetohet menjëherë. Reagimi i PPE: E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht. Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ndërsa forcat e rendit duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale. E ardhmja e Shqipërisë qëndron te një rrugë demokratike, e begatë dhe evropiane, me një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vendin tonë. Çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht ndaj pronës dhe integritetit fizik të personave, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: DEMOKRACIA Dialog protestat kunder qeverise proteste PPE Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 12045 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?