Partia Popullore Europiane, grupimi politik kryesor i qendrës së djathtë në Europë, ka dënuar dhunën në protestat që janë zhvilluar prej disa ditësh në Shqipëri. Përmes një reagimi, PPE thekson se çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm, veçanërisht ndaj pronës apo personave të tjerë, nuk ka vend në një demokraci. LEXO edhe...Protesta e paralajmëruar në 24 tetor, Zef Brozi thirrje të rinjve: Mos ju bashkoni përgjakësit të Shqipërisë, Sali Berishës! Ka qëllim shkrumbimin e vendit Sipas PPE, problemet aktuale në Shqipëri duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. Po ashtu PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. Një thirrje PPE e ka edhe për forcat e rendit në Shqipëri, të cilëve u kërkojnë që të veprojnë në mënyrë proporcionale. Sipas PPE, çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës nga ana e tyre, duhet të hetohet menjëherë. Reagimi i PPE: E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht. Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ndërsa forcat e rendit duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale. E ardhmja e Shqipërisë qëndron te një rrugë demokratike, e begatë dhe evropiane, me një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vendin tonë. Çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht ndaj pronës dhe integritetit fizik të personave, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik. Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet. R.Xh/ReportTv.al DEMOKRACIA Dialog protestat kunder qeverise proteste PPE Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11871 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
