Lajme Zone
Protestat në Shqipëri, ambasadorja holandeze nga Korça: Tregojnë tension në shoqëri! Dhuna na ka shokuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat në Shqipëri, ambasadorja holandeze nga Korça: Tregojnë tension në shoqëri! Dhuna na ka shokuar

Ambasadorja holandeze komentoi edhe raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimin e bërë, por duke theksuar se mbeten çështje që kërkojnë më shumë vëmendje.

“Protestat na treguan që ka një lloj tensioni në shoqërinë shqiptare, sepse përndryshe njerëzit nuk do të kishin dalë për të protestuar”. Kështu u shpreh ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, gjatë një vizite në Korçë, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, me fokus lirinë e medias. E pyetur për protestat, ambasadorja theksoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por dënoi dhunën që i ka shoqëruar ato. LEXO edhe...'Nuk ka raport që mbulon korrupsionin', Meta nga burgu sulmon Ramën për progresraportin e BE: Nga 922 milionë euro, Shqipëria ka përfituar vetëm 76.2 milionë! “Protestat na treguan që ka një lloj tensioni në shoqërinë shqiptare sepse përndryshe njerëzit nuk do të kishin dalë për të protestuar. Megjithatë ne i qëndrojmë mendimit që protestat janë në rregull, është e drejtë themelore, por dhuna është diçka e cila ne na ka shokuar, na ka suprizuar.”, deklaroi Monster. Ambasadorja holandeze komentoi edhe raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimin e bërë, por duke theksuar se mbeten çështje që kërkojnë më shumë vëmendje. Sipas saj, një prej këtyre çështjeve është liria e medias dhe liria e shprehjes. “Sikundër ndoshta keni parë dhe keni dëgjuar në lidhje me raport progresin. Ai shënon shumë nota pozitive për të cilat Shqipëria ka bërë progres. Megjithatë njëkohësisht shënohen edhe shumë çështje të cilat kërkojnë akoma vëmendje dhe punë. Çështja e lirisë së medias, lirisë së shprehjes. Është një pikë për të cilën edhe ne jemi këtu sot në Korçë për të parë se si liria e medias mund të adresohet nëpërmjet sistemit gjyqësor, prandaj jam shumë e kënaqur që jam në Korçë për të diskutuar mbi këto çështje", tha ajo. E pyetur për luftën kundër korrupsionit dhe protestat e studentëve e qytetarëve, Monster theksoi se Holanda do të vijojë të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. " Sikurse e dini, Hollanda është një nga vendet anëtare e cila ka një qasje që fokusohet në tre pika kryesore, që është strikt, drejt, pra fair dhe e angazhuar. Një nga gjërat që ne mhemi të bëjmë është që të vazhdojmë të mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në BE nëpërmjet mundësive tona që janë brenda kësaj, gjë që na mban të angazhuar në këtë çështje" tha ajo. Ajo u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke theksuar se tashmë ka hyrë në fazën e konsolidimit dhe se rëndësi ka jo vetëm ajo që është parashikuar në dokumente, por edhe zbatimi në praktikë. “Unë mendoj që Shqipëria tashmë ka filluar një sërë reformash, siç është për shembull reforma në drejtësi, e cila tashmë ka arritur në një fazë të re, që është faza e konsolidimit. Besoj që kjo ka të bëjë jo vetëm me atë çfarë është e shkruar në letra, por edhe zbatueshmërinë e saj dhe të qëndruarit deri në fund të angazhimeve që janë marrë në kuadër të këtyre reformave”, përfi ambasadorja. U.D/ReportTv.al Marleen Monster progres raporti per shqiperine lufta kunder korrupsionit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 53.5% Veliajn 20.6% Asnjërin 25.9% Vota total: 811 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?