Rikthimi i qytetarëve dhe i diasporës në sheshe për të protestuar ndaj kabinetit të Edi Ramës është parë si një sinjal i rëndësishëm për vazhdimësinë e reagimit ndaj qeverisë. I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, studiuesi Evarist Beqiri analizoi dinamikën e tubimeve përgjatë shtatorit dhe përpjekjet e pushtetit për të zbehur revoltën qytetare. Sipas Beqirit, aktivizimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit i jep një masivitet të ri reagimit opozitar. “Është lajm shumë i mirë që diaspora është rikthyer sërish në protestë. Megjithatë gjatë këtyre muajve diaspora ka qenë aktive me protesta edhe jashtë vendit. Jo vetëm diaspora, por edhe qytetarët e Tiranës janë rikthyer në protestë gjatë shtatorit,” sqaroi Beqiri. Më tej, studiuesi denoncoi mekanizmat e kontrollit dhe propagandës shtetërore, të cilat sipas tij kanë punuar në mënyrë të organizuar për të krijuar përçarje mes protestuesve. “Është pozitive që ka një rikthim të numrave sepse është punuar për të prishur protestën, makineria e pushtetit, propaganda ka bërë punën e tyre dhe janë munduar të vendosin përçarje dhe konflikt mes njerëzve për të harruar kauzën,” u shpreh Evarist Beqiri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
