Lajme Zone
Protestat kundër Ramës bëjnë jehonë në Gjermani/ “Spiegel”: Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat kundër Ramës bëjnë jehonë në Gjermani/ “Spiegel”: Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome

Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar hapësirë revoltës që vijon prej ditësh në Tiranë, duke raportuar për kërkesat e protestuesve dhe përplasjet e dhunshme me forcat e policisë.

Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar hapësirë revoltës që vijon prej ditësh në Tiranë, duke raportuar për kërkesat e protestuesve dhe përplasjet e dhunshme me forcat e policisë. Në një artikull kushtuar protestave në Europë, media gjermane shkruan se të rinjtë shqiptarë kanë dalë në rrugë kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, mungesës së vendeve të punës dhe standardeve të dobëta në arsim. “Spiegel” thekson se një nga kërkesat kryesore të demonstruesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në pushtet që prej vitit 2013. Media gjermane ndalet veçanërisht te protesta e së shtunës në Tiranë, duke raportuar se policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome kundër demonstruesve. Artikulli përmend gjithashtu hedhjen e gurëve drejt efektivëve dhe zjarrin e vënë në hyrje të Ministrisë së Bujqësisë. “Në Tiranë, policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome kundër demonstruesve të shtunën. Protestuesit hodhën gurë drejt oficerëve dhe i vunë flakën hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë. Protestat e udhëhequra nga studentët në Shqipëri drejtohen kundër korrupsionit të dyshuar qeveritar, mungesës së vendeve të punës dhe standardeve të dobëta arsimore. Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013”, shkruan media gjermane. Në vijim, “Spiegel” kujton se tensionet dhe përplasjet janë regjistruar edhe gjatë javëve të fundit, ndërsa i lidh zhvillimet aktuale me protestat kryesisht paqësore të verës.

Sipas artikullit, demonstratat e mëparshme ishin përqendruar edhe kundër projektit të diskutueshëm të investimit luksoz në ishullin e Sazanit, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Pasqyrimi nga media gjermane e vendos revoltën studentore në Shqipëri në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb