Lajme Zone
Protestat kundër qeverisë, Ngjela në Report TV: Ja çfarë duhet për të sjellë ndryshimin politik
PolitikëReport TV

Protestat kundër qeverisë, Ngjela në Report TV: Ja çfarë duhet për të sjellë ndryshimin politik

Avokati Spartak Ngjela thotë se protestat e shkëputura nuk mjaftojnë për të sjellë ndryshimin politik nw Shqipwri. Ai shpjegon edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj demonstratave dhe çfarë do ta vinte në vështirësi kryeministrin.

Mungesa e protestave të njëpasnjëshme në qytete të ndryshme të vendit është arsyeja pse kryeministri Edi Rama qëndron i qetë përballë protestave kundër qeverisë. Kështu mendon avokati Spartak Ngjela, i cili, i ftuar në emisionin “Studio Live”, tha se ndryshimi politik kërkon një lëvizje të vazhdueshme e të shpërndarë në rrethe dhe jo protesta të shkëputura të cilat mbahen vetëm në Tiranë. “Ndryshimi politik do zinxhir racional dhe jo shkëputje. Çfarë po ndodh këtu? Pse është i qetë Rama? Se nuk ka protesta zinxhir në Durrës, Shkodër, Gjirokastër”, tha Ngjela. LEXO edhe...Ylli Pata: Prapaskena e shpalljes së Berishës si kryegjeneral i ferrit të Tiranës! Sipas avokatit, faktori ndërkombëtar nuk është kundër protestave apo revoltës qytetare, për sa kohë ato nuk shoqërohen me dhunë. Ai theksoi se përdorimi i dhunës do të sillte menjëherë një qëndrim kundër lëvizjes së protestuesve nga ndërkombëtarët. “Faktori ndërkombëtar nuk del kundër demokracisë. Ata thonë kundër dhunës sepse do të detyrohen të godasin lëvizjen. Po nuk ka dhunë, ata janë me revoltën dhe demonstratat sepse është filozofia e tyre. Në rast se këtu krijohet dhunë, ata dalin menjëherë kundër”, u shpreh Ngjela. Por, sipas tij, nëse dhuna do të përdorej nga qeveria për të shpërndarë protestuesit, atëherë kryeministri do të përballej me një situatë të vështirë. “Në qoftë se partia apo qeveria i shpërndan me dhunë, Rama do ta ketë të vështirë. Por nuk e bën Rama këtë”, përfi Ngjela. U.D/ReportTv.al spartak ngjela protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11462 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?