Lajme Zone
Protestat/ Ibrahimaj: U sulmuan 15 filiale bankash, depozitat janë të sigurta! Bizneset ulin qepenët: Ju mbështesim, mos na dëmtoni
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Ibrahimaj: U sulmuan 15 filiale bankash, depozitat janë të sigurta! Bizneset ulin qepenët: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit të protestave në Tiranë. Shifrën e bëri publike ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila siguroi qytetarët se depozitat e tyre nuk janë prekur dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm. Sipas saj, sulmet kanë goditur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrim

Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit të protestave në Tiranë. Shifrën e bëri publike ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila siguroi qytetarët se depozitat e tyre nuk janë prekur dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm. Sipas saj, sulmet kanë goditur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e përditshme. “Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, tha Ibrahimaj. LEXO edhe...Protestat në Tiranë/ Ish-kreu i PD, Selami: Trishtim i madh, mendoja se e kishim kaluar këtë fazë! Dhuna nuk është zgjidhje, duhet dënuar Për të paktën të tretën ditë radhazi, një numër shumë i madh biznesesh në Tiranë, sidomos të përqendruara në Rrugën e Durrësit apo rreth qendrës, kanë ulur qepenët dhe janë kyçur. Të frikësuar se mund të shkatërrohen, digjen dhe plaçkiten, i vetmi shënim që kanë lënë në dyert e tyre apo qepenët metalikë është: “Ju lutem, mos na dëmtoni!” Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat dhe fasadat për t'u mbrojtur nga sulmet. Qendra të mëdha tregtare, me qindra biznese brenda, kanë mbyllur dyert. Edhe një destinacion i rëndësishëm turistik si Kalaja e Tiranës, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë, ka qenë i mbyllur. Prona private ka qenë në fokus të dhunës së protestuesve të maskuar, sidomos bankat, disa degë të të cilave janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Ndërkohë, biznese të vogla familjare, si kioska apo dyqane, janë plaçkitur dhe vjedhur. Pas pezullimit një ditë më parë, transporti publik është kthyer pjesërisht në normalitet, por me itinerare të ndryshuara për shkak të protestave. Për shembull, linja Kinostudio–Kombinat devijon nga Stacioni i Trenit, kalon te Zogu i Zi dhe më pas te 21 Dhjetori. Pasojat e protestave janë ndier edhe në sektorin e turizmit. Agjencitë turistike kanë pohuar jashtë kamerave se kanë pasur anulime të shumta rezervimesh për shkak të pasigurisë së krijuar nga aktet e dhunës në kryeqytet. Share Ora 15:55 'Jemi me ju, mos na dëmtoni'- Bizneset në Tiranë përballë ankthit të sulmeve të protestuesve, ulin qepenët dhe ngjisin tabela për t'i shpëtuar agresionit Bizneset në Tiranë kanë qenë në qendër të sulmeve të protestuesve të dhunshëm, gjatë këtyre 4 ditëve të tubimeve.Të përballur me agresion të vazhdueshëm nga njerëz të maskuar, një pjesë e bizneseve kanë ulur qepenët dhe kanë ngjitur tabela nëpër dyer ku përgjithësisht shkruhet: 'jemi me ju, mos na dëmtoni bizneset'. Share Ora 15:23 Protestuesit thyenë xhamat e shkollës në Lezhë, Ibrahimaj: Asnjë formë dhune nuk mund të tolerohet! Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas akteve të dhunës të kryera sot nga protestuesit në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor.Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Ibrahimaj e cilëson dhunën në ambientet e shkollës si të papranueshme dhe të dënueshme, ndërsa u bën thirrje personave të përfshirë që të ndalojnë menjëherë veprimet që rrezikojnë sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik.Ministrja thekson se shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku nuk duhet të tolerohet asnjë formë dhune apo intimidimi.Postimi:Dhuna e ushtruar në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” , Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.U bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në këto veprime të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune që cenon sigurinë dhe vë në rrezik jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.Shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku asnjë formë dhune apo intimidimi nuk mund të tolerohet.Siguria e nxënësve dhe vijimësia e pandërprerë e procesit mësimor janë prioritete të panegociueshme. Share Ora 13:24 Protestat e dhunshme, dëmtohen mbi 15 filiale bankash! Ibrahimaj qetëson qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta, sistemi bankar është i shëndoshë (VIDEO) Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit. Shifrën e ka bërë publike Delina Ibrahimaj, e cila ka siguruar qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm.Sipas Ibrahimajt, dëmtimet kanë prekur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme”, shkruan ajo.Përballë këtyre dëmtimeve, Ibrahimaj u ka përcjellë një mesazh qytetarëve për sigurinë e kursimeve të tyre.“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, thekson Ibrahimaj.Ajo shton se përpjekjet për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të pengojnë garantimin e stabilitetit financiar.“Asnjë përpjekje për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të na pengojë në garantimin e stabilitetit financiar”, shprehet ajo. Share Ora 11:15 Filiali i Postës Shqiptare i shkatërruar nga protestuesit, Ibrahimaj: Shërbimi ndaj qytetarëve vijon i pandërprerë (VIDEO) Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka ndarë një video nga një prej filialeve të dëmtuara të Postës Shqiptare ku garanton se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga protestuesit, qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimet.“Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme. Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, shprehet ministrja. Share Ora 09:39 Sulmet e protestave, biznesi boshatis vitrinat! Bankat ende të mbyllura, transporti publik rikthehet me itinerare të ndryshuara (VIDEO) Një nga bizneset në Tiranë ka boshatisur vitrinat për të shmangur dëmet në produkte nga sulmet e protestuesve që priten të vijojnë edhe përgjatë së premtes. Ndërkohë, të tjera biznese i janë bashkuar mbulimit të fasadave dhe mbylljes së qepenëve duke e shoqëruar shkrimin mbi to “Mbështesim protestën.”Të mbyllura po ashtu janë edhe degët e bankave pranë qendrës, që u kanë kërkuar qytetarëve t’i marrin shërbimet online.Transporti publik, i cili një ditë më parë u pezullua, është kthyer disi në normalitet, por me itinerar të ndryshuar. Për shembull, linja Kinostudio-Kombinat devijon te Stacioni i Trenit, kalon te “Zogu i Zi” e më pas te “21 Dhjetori.”Ndikimi i protestës është ndier edhe te agjencitë turistike që kanë pohuar jashtë kamerave se kanë pësuar anulime të shumta të rezervimeve për shkak të pasigurisë. Share Ora 08:58 Protestat në Tiranë/ Bizneset marrin masa, mbulojnë xhamat! Lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni (VIDEO+FOTO) Për të paktën ditën e tretë radhazi një numër shumë i madh biznesesh në Tiranë, sidomos të përqendruara në Rrugën e Durrësit apo rreth qendrës ka ulur qepenët dhe janë kyçur.Të frikësuar se mund të shkatërrohen, digjen dhe plaçkiten i vetmi shënim që kanë lënë në dyert e tyre apo qepenët metalikë kanë qenë “ju lutem mos na dëmtoni”.Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat e fasadat. Qendra të mëdha tregtare me qindra biznese brenda kanë mbyllur dyert. Një destinacion i rëndësishëm turistik si Kalaja e Tiranës, ku turistët janë çdo ditë me mijëra, ka qenë e mbyllur.Prona private ka qenë në fokus të dhunës së protestuesve të maskuar, sidomos bankat. Degë të ndryshme janë shkatërruar totalisht. Ndërkohë që biznese të vogla familjare, si kioska apo dyqane janë plaçkitur dhe vjedhur. Share SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise bankat Delina Ibrahimaj ministria e ekonomise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.6% Disi 3.5% Vota total: 2361 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?