Me Vendim Nr. 35, datë 3 dhjetor 2020, KKT-ja e Ramës i dha leje ndërtimi për 'BH Hotel-5 Yje' në Borsh, me 10 mijë e 172 m², më i madh se Gjykata e Tiranës. Pronari në letra: Jakup Xhelili, babai i kancelarit të gjykatës, Donald Xhelili, i njohur për pazarllëqe me dosjet, shortet e sekretarët. Leja iu delegua për zbatim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, brenda së njëjtës ditë. Në bisedat e gjyqtarëve, sekretarëve, avokatëve e qytetarëve që përplasen në gjykatën e Tiranës, emri i Kancelarit të Gjykatës, Donald Xhelili, lakohet për pazarllëqe me tenderët, shortet e dosjeve sipas klientelës, bllokime e vonesa të tyre për ryshfete, konkurse sekretarësh dhe me sekserizime gjyqesh, të gjitha me një qëllim: përfitime të paligjshme.
Por dosja me informacione e dokumenta që disponon "Pamfleti" vërtetojnë se Kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Donald Xhelili, zhvillon dhe biznes ndërtimi hotelesh luksoze e resortesh në bregdetin Himarë-Borsh-Sarandë, me leje të marra nga kryeministri Edi Rama. Këtë biznes ai e maskon nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në emrin e babait, Jakup Xhelili, me emrin tregtar "Emili Holidays" sh.p.k., dhe pas një rrjeti firmash të tjera ndërtimi hotelesh e pallatesh në bregdet dhe Tiranë, me të cilat ka orkëri ilegale. Sot po publikojmë dokumente zyrtare për një hotel të madh e luksoz me emrin "BH-Hotel" buzë detit në Borsh, financuar si investim pa deklarim burimi të ardhurave financiare familjare e personale.
Me Vendim Nr. 35, datë 3 dhjetor 2020, të firmosur nga Edi Rama, Këshilli Kombëtar i Territorit i ka dhënë leje ndërtimi për objektin: "BH Hotel-5 Yje", me 5 kate mbitokë, 1 kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Borsh. Sipas të dhënave të projektit, rezulton se sipërfaqja e përgjithshme e truallit të hotelit është 5 mijë e 403 m²; ndërsa sipërfaqja e zënë nga ndërtimi është 2 mijë e 44 m².
Sipërfaqja e ndërtimit në 5 kate mbi tokë është 6 mijë e 453 m²; sipërfaqja e ndërtuar në 1 kat nëntokë është 3 mijë e 718 m², ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit të hotelit është 10 mijë e 172 m². Lejen për ndërtimin e këtij hoteli luksoz me "5 yje" në bregdetin e Borshit, me sipërfaqe më të madhe se Gjykata e Tiranës, kancelari Donald Xhelili e ka marrë nga kryeministri Edi Rama, fshehur me emrin e babait të tij 85-vjeçar, Jakup Xhelili, i lindur në Prizren dhe banues në Borsh.
Aq detyrim ka patur kryeministri Edi Rama ndaj Kancelarit të Gjykatës së Tiranës, Donald Xhelili, sa lejen e ndërtimit për hotelin ia delegoi për zbatim me marrëveshje ish-Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, që është rasti i vetëm në pazaret e Edi Ramës me lejet e ndërtimit.
Madje me aq shpejtësi urgjente, sa marrëveshjen e bëri brenda datës 3 dhjetor 2020, që kishte firmosur lejen e ndërtimit si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit; fakt që dëshmon se e kishte thirrur kryebashkiakun Jorgo Goro në Kryeministri për të firmosur marrëveshjen e delegimit të lejes për hotelin e kancelarit të Gjykatës së Tiranës. Saktësojmë se leja e ndërtimit i është dhënë kompanisë "Emily Holidays" në pronësi të Jakup Xhelilit, babait të kancelarit të Gjykatës, dhe kompanisë "GBK" në pronësi të ndërtuesit Gëzim Kuka, lidhjet e të cilave kanë shumë histori punësh të pista.
NË VIJIM/ Do të publikojmë fakte dhe prova për mënyrën e përfitimit të tokës; burimin e financimit për ndërtimin e hotelit me "5 Yje" dhe sipërfaqe 10 mijë e 172 m²; për pazaret me konkurset fiktive të përzgjedhjes së sekretareve gjyqësore, për abuzime me fondet, me dosjet dhe sekserizmat me gjyqet, bërë me gjyqtarë dhe me "zarin" Gerond Arjan Labi, administrator i kompanisë së babait Jakup Xhelili./Pamfletidonald xhelili jakup xhelili xhelili5 xhelili2 xhelili4 xhelili3 xhelili1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Dhëndrushi” kërkon të përfitojë nga lëvizja studentore/ Dosja “Partizani” dhe fshehja pas prestanome-ve në lejet e kullave që i dha Edi Rama 16 Tetor 2026, 11:4411:44Anti-Mafia Studentët në protestë, Arben Muçobega i Mirela Kumbaros merr një tjetër leje për 3 pallate e hotel në Himarë 15 Tetor 2026, 10:5510:55Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Edi Rama krijon operatorin për të zhdukur pasuritë dhe financat e shoqërive me aksione shtetërore dhe shtet-privat 14 Tetor 2026, 10:4310:43Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia

