Lajme Zone
Protestat e rinisë në Tiranë/ Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit e politikës
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e rinisë në Tiranë/ Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit e politikës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke vënë theksin te kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke vënë theksin te kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit. Përmes një mesazhi, Abraham u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim të thellë protestat, ndërsa theksoi se kërkesat për t’i dhënë fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës pasqyrojnë vlerat evropiane, të cilat Shqipëria është angazhuar të respektojë. Mesazhi i deputetit gjerman, Knut Abraham: “I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.”. 🇦🇱 I have followed the protests in Tirana with deep concern. Citizens demand an end to corruption, political protection and links between organised crime and politics. These demands reflect the European values Albania has committed to uphold. 🇪🇺 — Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) October 20, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Knut Abraham