Lajme Zone
Protestat e dhunshme tronditin Belgjikën, 195 të arrestuar! Qeveria kërkon ngritjen e një force të re me trajnim ushtarak për sigurinë: Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët
BotëReport TV

Protestat e dhunshme tronditin Belgjikën, 195 të arrestuar! Qeveria kërkon ngritjen e një force të re me trajnim ushtarak për sigurinë: Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët

Belgjika po planifikon krijimin e një brigade të re sigurie, të quajtur “Xhandarmëria 2.0”, pas protestave të dhunshme të fundjavës, ku u arrestuan 195 persona. Njësia e re pritet të përbëhet nga oficerë me trajnim ushtarak dhe të veprojë nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme, për të ndërhyrë gjatë trazirave dhe demonstratave të dhunshme

Belgjika po shqyrton krijimin e një brigade të re të lëvizshme sigurie, pas protestave të dhunshme që përfshinë vendin gjatë fundjavës. Njësia e re, e cilësuar si “Xhandarmëri 2.0”, synon të forcojë ndërhyrjen e forcave të sigurisë gjatë trazirave dhe demonstratave të dhunshme. Sipas agjencisë Belga, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë nisur diskutimet për ngritjen e kësaj njësie, e cila do të veprojë nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme. LEXO edhe...Protestat e dhunshme, eksperti i ekonomisë Danaj: Nuk i duheshin Shqipërisë! Po vazhduan, pasojat do të jenë afatgjata! Kjo është një revoltë e rrezikshme Plani vjen pasi policia belge arrestoi 195 persona gjatë protestave të së shtunës në Bruksel dhe Liezhë, kundër politikave arsimore dhe shkurtimeve të buxhetit. “Kur ka trazira, siguria duhet të rritet”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Theo Francken, duke theksuar nevojën për më shumë forca që mund të ndërhyjnë në situata dhune. Sipas propozimit, Ministria e Mbrojtjes do të marrë përsipër trajnimin ushtarak të oficerëve, të cilët më pas do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Brendshme. “Ne kemi nevojë për një rezervë operacionale me trajnim ushtarak. Kur dhuna është kaq ekstreme, ne duhet të jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët”, tha Francken. U.D/ReportTv.al belgjike Bruksel proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 7033 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?