Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar nga Policia, pasi 4 ditë më parë tentoi të vidhte një bankomat në rrugën Luigj Gurakuqi në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë protestave të dhunshme, ku persona të maskuar sulmuan dhe plaçkitën bizneset dhe institucionet financiare. I mituri i shoqëruar mendohet se është njëri nga autorët e thyerjes së bankomatit, ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë. LEXO EDHE:Protestuesi i maskuar u dërgon puthje policëve, përshëndetet me grusht me efektivin (VIDEO) Njoftimi i Policisë: Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari. Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: bankat bankomat protestat kunder qeverise proteste Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Saliu: 19/10/2026 16:20 Pritni pak sa ti rritet e rruajani leshin, e oshalla e ka te madh ta coni te vajzat tja u rrasi ne goj Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 7133 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
