Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve


Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit. Edhe vendi ynë është përfshirë nga protesta të tilla, por pavarësisht akteve vandale në Tiranë ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë

Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit. Edhe vendi ynë është përfshirë nga protesta të tilla, por pavarësisht akteve vandale në Tiranë ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo. Kështu në Gjermani protesta të dhunshme pro-palestineze janë mbajtur në Berlin dhe Koln,veçanërisht gjatë muajit shtator. Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre. LEXO EDHE:A do të ketë Gjermania së shpejti një presidente? "Policia gjermane ka intensifikuar masat e zbatimit të ligjit dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj demonstratave pro-palestineze. Kjo valë e vazhdueshme ndërhyrjesh përqendrohet kryesisht në qytete të mëdha, si Berlini dhe Këlni. Autoritetet shpesh vendosin kushte të rrepta për tubimet, gjë që çon në përballje të ashpra fizike, shpërndarje të protestuesve që ulen në sheshe dhe arrestime të shumta. Forcat e rendit shpesh marrin në shënjestër dhe kufizojnë shfaqjen e simboleve të caktuara, flamujve palestinezë dhe shallit "kefije". Gjithashtu, ato kanë ndaluar slogane specifike, si "nga lumi e deri në det", duke paralajmëruar arrestim të menjëhershëm për këdo që i përdor ato", thuhet në një postim në rrjetet sociale. Gjermania garanton me Kushtetutë të drejtën për tubime paqësore. Megjithatë, autoritetet mund të vendosin kufizime kur pretendojnë se ekziston rrezik konkret për sigurinë publike ose mundësi për kryerjen e veprave penale. Xh.K K.T Shqiptarja.com TAG: proteste gjermani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?