Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ Rama përsëri thirrje për dialog, vendos një 'sofër' guri para Kryeministrisë! Ftesat grisen nga kalimtarët (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka vijuar thirrjet për dialog me protestuesit duke vendosur një tavolinë guri me ftesa ku shkruhej “Dialog” dhe disa ndenjëse. Por, 'sofra' ka mbetur sërish bosh për të pestën ditë pasi disa kalimtarë kanë grisur letrat mbi të.

Për të pestën ditë radhazi Kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog për studentët protestues. Këtë mëngjes ai zgjodhi një tjetër simbolikë, para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve apo stolave të gurit të vendosura në ditët e mëparshme, këtë herë ka vendosur një tavolinë guri si të rrethuar nga jastëkë në tokë si për një ftesë për t’u ulur këmbëkryq rreth e rrotull një sofre tradicionale. Sipër ‘sofrës’ edhe disa letra me mbishkrimin ‘dialog’, për vetëm pak orë më pas ftesat u grisën nga disa kalimtarë. LEXO EDHE:Protestuesit e PD-së i vënë flakën jastëkëve para kryeministrisë, Rama: Ja edhe mëma e dhunës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban Ditët e fundit Rama kam ftuar për dialog të gjitha ata që duan të flasë, ndërsa ka përjashtuar të gjitha ata të maskuarit e dhunshëm në protesta dhe kë mbështet dhunën apo nuk e dënon hapuir atë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:30 Pas ftesës për dialog me protestuesit, kryeministri Rama largohet nga godina e Kryeministrisë (VIDEO) Pas ftesës së radhës për dialog me protestuesit, kryeministri Edi Rama është larguar nga godina e Kryeministrisë.Report Tv ka siguruar pamjet kur eskorta e automjeteve që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama është larguar nga Kryeministria.Sot, është paralajmëruar protestë kombëtare dhe masat e sigurisë rreth Kryeministrisë janë shtuar ndjeshëm, me efektivë të shumtë të Policisë të pozicionuar atje. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 10:21 Refuzohet sërish dialogu me Ramën, grisen ftesat në ‘sofrën’ para kryeministrisë (VIDEO) Ftesa e kryeministrit Rama për t’u ulur në ‘sofrën’ e dialogut të vendosur para godinës së qeverisë, është refuzuar pasi letrat e vendosura mbi të janë grisur nga kalimtarë të rastit. P.J/Shqiptarja.com Share A.C/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: tryeze edi rama kryeministri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13498 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?