Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme/ Rama: Do t’i vijmë në ndihmë biznesit të vogël, ankim në e-Albania për dëmet, 10 grupe të Tatimeve në terren (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre. Kryeministri Edi Rama: Mos keni asnjë merak. Sot kemi caktuar 10 grupe që do bëjnë verifikime, ndërkohë ke

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre. Kryeministri Edi Rama: Mos keni asnjë merak. Sot kemi caktuar 10 grupe që do bëjnë verifikime, ndërkohë kemi bërë gati një dritare që do shfaqet sot tek e-Albania, quhet “Dëmi im” dhe këtu do mund të regjistroheni duke futur të gjithë të dhënat: emër, mbiemër, identitetin e personit dhe NIPT-in dhe pastaj patjetër email-in, telefonin, të dhënat, sipërfaqja, kompania sigurimit nëse keni apo s'keni sigurim, parashikimi i dëmit të shkaktuar dhe pastaj do ngarkoni dokumentat që janë pamjet së bashku me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura etj. Do shikohet dhe raporti me shtetin për sa i përket pagesave të detyrimeve dhe mbasi të bëjmë të gjithë verifikimet dhe të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Patjetër që ne do t'ju vijmë në ndihmë të gjithëve. LEXO edhe...Protesta e djeshme/ 21 të lënduar në Tiranë, 21-vjeçari që u godit nga polici s’ka rrezik për paralizë! 4 në rrethe Prej ditës së sotshme çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës qorre ka një dritare në e-Albania ku do të mund të regjistrojë dëmin. Ndërkohë sikundër i thashë edhe miqve të dëmtuar këtu në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël të kryeqytetit. Ne do të jemi bashkë, do të jemi bashkë me çdo familje që jeton me punë të ndershme në Tiranë dhe që ka humbur pasurinë e do t'i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Ne i respektojmë studentët, unë e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur me shpejt përpara. Zëri i tyre, zëri i të rinjve dhe i çdo qytetari që sot ka nevojë të protestojë duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme, por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë. As për përfitime politike të atyre duarve të paudha që janë rikthyer me tërbimin e djegies e shkatërrimit, as për qëllime të mbrapshta të duarve huaja që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër. Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetëm. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët. Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliard në thuajse 30 miliard euro. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja, e kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as imagjinohej deri disa vite më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që se ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës. Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur vijimësisht në nivele historike. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë unë do të vazhdoj bashkë me ju ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj. Do të mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar për t'u arsimuar. Do të mbrojmë të drejtën e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me punë të ndershme. Do të bëjmë të drejtën e kujtdo për të ecur i sigurt në rrugët tona, pa asnjë diskutim dhe nuk do të lejojmë që politika e falimentuar me maskat e saj të rrugës apo me klounët e saj të mbrëmjes t'i rrëmbejë këto liri përmes dhunës dhe nxitjes së dhunës. Një student që mban një pankartë ushtron një të drejtë demokratike, një maskë që thyen dhe grabit një biznes, kryen një krim dhe ne dimë ta bëjmë dallimin. Shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe ne do të veprojmë së bashku në përputhje me këtë dallim. Ata që shkatërruan pronën e kujtdo qorrazi, rrugëve, pronën e secilit dhe pronën e përbashkët do të mbajnë përgjegjësi. Ata që shkaktuan shkatërrimet do të përballen përditë me ligjin, ndërsa ata që i pësuan do të marrin të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me zemër, jo vetëm me dorën e shtrirë, por edhe mbështetjen në formën e shlyerjes së dëmit. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë lidhje me dhunën dhe me këto pamje dhune. Thyerja e xhamave nuk është votë, djegia e ndërtesave nuk është projekt politik dhe mbi të gjitha dhuna as nuk ka mandat, as nuk jep mandat. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe mbi të gjitha Shqipërinë, mua, ju nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa! Kliko KËTU për aplikimet tek "Dëmi im" në e-Albania Lajmi në përditësim..... Ora 10:07 Rama-opozitës: Thyerja e xhamave nuk është votë, dhuna as ka mandat, as jep mandat Kryeministri Edi Rama duket se e kishte një mesazh për opozitën, duke ua bërë të qartë se dhuna nuk mund të shërbejë si mjet për të marrë pushtetin. Rama e cilësoi opozitën si “politikë të falimentuar”, duke e akuzuar se po nxit aktet e dhunshme gjatë protestave për qëllime politike."Do të bëjmë të drejtën e kujtdo për të ecur i sigurt në rrugët tona, pa asnjë diskutim dhe nuk do të lejojmë që politika e falimentuar me maskat e saj të rrugës apo me klounët e saj të mbrëmjes t'i rrëmbejë këto liri përmes dhunës dhe nxitjes së dhunës. Një student që mban një pankartë ushtron një të drejtë demokratike, një maskë që thyen dhe grabit një biznes, kryen një krim dhe ne dimë ta bëjmë dallimin. Shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe ne do të veprojmë së bashku në përputhje me këtë dallim.Ata që shkatërruan pronën e kujtdo qorrazi, rrugëve, pronën e secilit dhe pronën e përbashkët do të mbajnë përgjegjësi. Ata që shkaktuan shkatërrimet do të përballen përditë me ligjin, ndërsa ata që i pësuan do të marrin të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me zemër, jo vetëm me dorën e shtrirë, por edhe mbështetjen në formën e shlyerjes së dëmit. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë lidhje me dhunën dhe me këto pamje dhune. Thyerja e xhamave nuk është votë, djegia e ndërtesave nuk është projekt politik dhe mbi të gjitha dhuna as nuk ka mandat, as nuk jep mandat. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe mbi të gjitha Shqipërinë, mua, ju nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa", tha Rama. Share Ora 10:04 Protestat/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Pas valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën prej 4 ditësh, opozita i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit është i qartë se nuk tërhiqet. Gjatë inspektimit të një biznesit të dëmtuar, Rama tha se përgjegjësia e tij në këto momente është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë përpara me mandatin e shumicës qeverisëse, që sipas tij synon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.Kryeministri tha se respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por theksoi se nuk do të lejojë që e ardhmja e vendit të rrezikohet për përfitime politike apo nga ato që i cilësoi si ndërhyrje të huaja."Ne i respektojmë studentët, unë e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur me shpejt përpara. Zëri i tyre, zëri i të rinjve dhe i çdo qytetari që sot ka nevojë të protestojë duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme, por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë. As për përfitime politike të atyre duarve të paudha që janë rikthyer me tërbimin e djegies e shkatërrimit, as për qëllime të mbrapshta të duarve huaja që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër.Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetëm. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët.Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliard në thuajse 30 miliard euro. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja, e kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as imagjinohej deri disa vite më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që se ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës.Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur vijimësisht në nivele historike. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt. Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë unë do të vazhdoj bashkë me ju ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj. Do të mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar për t'u arsimuar. Do të mbrojmë të drejtën e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me punë të ndershme", tha Rama. Share SI.E./ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise Komento Komente Ergysi: 17/10/2026 09:00 Dole ti vella si kukudhi ne mengjes, se diten ka pak trafik e nuk del dot Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.1% Disi 3.6% Vota total: 3445 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?