Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme, Policia: Fëmijët po përdoren në vijën e parë të përplasjeve, siguria e tyre e panegociueshme (VIDEO)


Prania e një numri të lartë të miturish në protestën e sotme është shqetësuese për Policinë e Shtetit. Uniformat blu thonë se ata janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të policisë.

Prania e një numri të lartë të miturish në protestën e sotme është shqetësuese për Policinë e Shtetit. Uniformat blu thonë se ata janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të policisë. Gjithashtu shpreh shqetësim për përdorimin e fëmijëve si mburojë për akte dhune, duke theksuar se siguria e tyre është e pacenueshme. Një apel të qartë Policia e ka për prindërit që të kenë prioritet sigurinë e fëmijëve të tyre dhe informimin mbi ta. Protestuesve të maskuar u thotë të distancohen nga dhuna ndaj autoriteteve. LEXO EDHE:Dhuna në Shkodër, policia shoqëron në komisariat 2 protestues! Pamjet e momentit Deklarata: Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës. Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë. Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë: Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara. Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre. Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin. Lajmi kryesor: LIVE TV- Protesta/ Fishekzjarrë drejt Bashkisë së Tiranës! Gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve! Tentohet sulm ndaj selisë së PS, protestuesit shkatërrojnë biznese P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: policia e tiranes protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 23% Jo 72.1% Disi 4.9% Vota total: 122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?