Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të katërtën ditë në vend. Brozi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha që të japin njëkohësisht dorëheqjet, për të shpëtuar Shqipërinë nga një situatë e ngjashme me atë të vitit 1997. LEXO edhe...Përshkallëzohen përplasjet në tubimin e dhunshëm, efektivët e Policisë shoqërojnë me forcë protestuesin në bulevard Ai po ashtu i ka bërë apel SPAK-ut që të mos sabotojë hetimet e '21 Janarit', ku 4 protestues të pafajshëm u vranë gjatë tubimit kundër pushtetit të Sali Berishës. Një thirrje ai e kishte edhe për Parlamentin, ku u kërkoi ligjvënësve që t'u japin përgjigje konkrete kërkesave të protestuesve për ndryshime të disa ligjeve dhe sidomos për të bërë reformën zgjedhore. Reagimi i Zef Brozit: Studentët, gjimnazistët, të gjithë të rejat e të rinjtë e Shqipërisë, nuk mund të tolerojnë e durojnë pafundësisht arrogancën, përçmimin, talljen e shurdhërinë e kujtdo pushtetari, ish-pushtetari, politikani, prokurori e gjyqtari. Për më se 5 muaj protestuan paqësisht dhe duke fituan simpatinë në gjithë botën. Por pushteti i injoroi kërkesat e tyre. Për më keq, pushtetarët e politikanët u tallën, ofenduan e shpifën për protestuesit. Durimi i rinisë protestuese mori fund dhe këto ditë protestat po bëhen shumë të dhunshme, sa na kujtojnë djegjet e shkatërrimet e viteve 1997-1998. Unë personalisht, ashtu si në Lëvizjen Studentore në vitin 1990 jam edhe sot me studentët dhe rininë protestues. Por as në vitet 1990-1991, as sot, nuk jam për dhunë e shkatërrim. U bëj apel qeverisë dhe Parlamentit të miratojnë fondet e nevojshme për plotësimin e kushteve normale në konvikte, shkolla e spitale. Unë u bëj apel drejtuesve kryesor të pushtetit dhe opozitës, dyshes bashkëjetuese të pushtetit, Edi Ramës, dhe zjarrëvënësit e përgjakësit të vendit-Sali Berishës, si edhe klanit të tyre, të shpëtojnë Shqipërinë nga shkatërrimet e djegjet duke dhënë njëkohësisht dorëheqjen. I bëj edhe njëherë apel SPAK të mos sabotojë hetimet e 21 Janarit! I bëj apel Parlamentit t’u japë përgjigje konkrete kërkesave të protestuesve për ndryshime të disa ligjeve dhe sidomos për të bërë reformën zgjedhore, ku deputetët të zgjidhen direkt nga populli me sistem mazhoritar a proporcional, jo me lista të mbyllura; komisione jo partiake të zgjedhjeve; transparencë e plote e financimit të partive politike, etj. Sëfundi, duke shprehur mbështetjen time për rininë protestuese, dua të shpresoj që ata nuk do i dhurojnë frutet e protestës duke risjellë në pushtet atë që dogji e shkatërroi Shqipërinë. Zef Brozi Uashington, DC 16 Tetor 2026 R.Xh/ReportTv.al Zef Brozi sali berisha edi rama protestat kunder qeverise proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.4% Jo 79.1% Disi 3.5% Vota total: 2558 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

