Lajme Zone
Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut.

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë, dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje. “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thotë deklarata ndërsa kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut. Reagimi i plotë: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. LEXO EDHE:Dhuna në Shkodër, policia shoqëron në komisariat 2 protestues! Pamjet e momentit U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime. Në protestën e dhunshme të një dite më parë, protestuesit dogjën edhe godiën e Kolegjit të Europës te Piramida. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:51 Protesta, Salianji: Rama të dorëhiqet, çdo ditë në pushtet thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë Ervin Salianji thotë se gjimnazistët dhe studentët, si kategoria më e përjashtuar nga qeveria, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete. Ish-deputeti demokrat bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama pasi çdo ditë që ai qëndron në pushtet, thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë.“Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe.Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës, duke shpërfillur zërin e qytetarëve, e thellon krizën, rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë”, shkruan Salianji. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/U.D/Shqiptarja.com TAG: BE Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 23% Jo 72.1% Disi 4.9% Vota total: 122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?