Lajme Zone
Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë, dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje. “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thotë deklarata ndërsa kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut. Reagimi i plotë: LEXO edhe...Protestat e dhunshme,

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestuesve që prekën edhe godinat e qeverisë dhe biznese private. Në deklaratë, dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje. “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thotë deklarata ndërsa kërkohet të respektohet e drejta e tubimit dhe shqetësimet të adresohen përmes dialogut. Reagimi i plotë: LEXO edhe...Protestat e dhunshme, bizneset e ‘Rrugës së Durrësit’ me qepenët ulur sot Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime. Në protestën e dhunshme të një dite më parë, protestuesit dogjën edhe godiën e Kolegjit të Europës te Piramida. Ora 10:51 Protesta, Salianji: Rama të dorëhiqet, çdo ditë në pushtet thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë Ervin Salianji thotë se gjimnazistët dhe studentët, si kategoria më e përjashtuar nga qeveria, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete. Ish-deputeti demokrat bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama pasi çdo ditë që ai qëndron në pushtet, thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë.“Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe.Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës, duke shpërfillur zërin e qytetarëve, e thellon krizën, rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë”, shkruan Salianji. Share P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane BE Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23% Jo 73.8% Disi 3.2% Vota total: 3036 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?