Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme, Demo: 347 të lënduar, prej tyre 201 policë! U përdorën të miturit, 269 të shoqëruar! Kemi identifikuar ‘maskat’, së shpejti kamera trupi për efektivët


Policia ka arritur të identifikojë 52 persona që, ndonëse kanë tentuar të fshehin identitetin e tyre me maska, kanë qenë në krye të akteve të dhunshme gjatë dy javëve të protestave në Tiranë. Përfshirja e të miturve në dhunë shihet një fenomen shqetësues, pasi sipas shifrave zyrtare, në 2 javë janë shoqëruar 269 protestues nën 18 vjeç.

Maskat nuk i kanë ndihmuar të mbeten anonimë. Policia ka arritur të depërtojë përtej maskimit dhe të zbulojë identitetin e personave në ballë të akteve më të dhunshme në dy javë protesta në Tiranë. "Si pasojë e akteve të dhunshme, 201 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë përmbushjes së detyrës së tyre për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe ushtrimit të lirë të së drejtës për tubim paqësor. Krahas veprimeve procedurale të kryera në vijimësi, strukturat e Hetimit të Krimit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private. LEXO EDHE:Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: Platformë e dedikuar për minorenët që përballen me abuzime në internet Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit", tha Hita. Kryepolici Skënder Hita paralajmëroi se puna e policisë është përqendruar në zbulimin e të tjerëve në i konsideruari grupi i maskuar, e për këtë deri më tani, kanë ndihmuar pamjet e mediave, ato të kamerave të sigurisë në qytet, filmime me dron apo dhe nga pajisje të tjera të policisë. Në një dalje të përbashkët publike, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, tha se punën identifikuese të policisë, pritet të lehtësohet shumë shpejt, edhe përmes rikthimit të kamerave të trupit. Për sa i përket transparencës së veprimeve të Policisë së Shtetit që janë kamerat e trupit që ne shumë shpejt do t'i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës, ku do të kemi tashmë përdorimin e këtyre imazheve për të faktuar edhe dhunën apo veprave jo të ligjshme, që ndërmerren nga individë të caktuar, por në të njëjtën kohë, për të garantuar që veprimet e Policisë së Shtetit janë gjithmonë brenda kornizës ligjore", tha Demo. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe ministri i Brendshëm, bënë një bilanc të plotë të të dëmtuarve në protestë. "Në total janë 347 të lënduar, e në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim midis punonjësve të Policisë së Shtetit apo protestuesve, apo kalimtarëve, por në vetvete ky numër tregon që intensiteti i dhunës ka qenë si asnjëherë më parë. Fatkeqësisht, ky nivel dhune, i cili nuk është përjetuar më parë në protestat të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, në vetvete tregon edhe formën e organizimit kriminal që kjo protestë ka pasur. Gjithsesi, në qoftë se i referohemi shifrave nga 347 të lënduar, 200 prej tyre, rreth 200 prej tyre, janë punonjës të Policisë së Shtetit. Janë punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë pësuar dëmtime të ndryshme, disa prej tyre edhe të rënda, por që fatmirësisht sot janë jashtë rrezikut për jetën. Ka 107 protestues të lënduar dhe rreth 39 kalimtarë, të cilët po ashtu janë lënduar gjatë protestave. Këtu përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm gazetarësh, të cilët janë dëmtuar gjatë mbulimit të protestës", tha Demo. Kryepolici Skënder Hita, një mesazh ia drejtoi edhe gazetarëve duke vlerësuar punën e tyre mes rrezikut, dhe garantoi publikisht se do të kenë mbrojtjen e policisë. “Gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët kryejnë një mision me interes publik, shpesh në rrethana të vështira dhe me rrezik të shtuar, ndaj e drejta e tyre për të ushtruar lirisht dhe në mënyrë të pavarur profesionin duhet të respektohet dhe të mbrohet. Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të medias duhet të mbështetet në respektin e ndërsjellë, komunikimin e vazhdueshëm, transparencën dhe përgjegjësinë profesionale. Veçanërisht gjatë tubimeve dhe situatave që shoqërohen me tensione apo akte dhune, është e domosdoshme të forcohet koordinimi në terren, përmes një komunikimi të qartë dhe në kohë ndërmjet shërbimeve policore dhe përfaqësuesve të medias. Ky bashkëpunim duhet të garantojë njëkohësisht ushtrimin e papenguar të veprimtarisë gazetareske dhe respektimin e masave të ligjshme të sigurisë, të cilat synojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë personave të pranishëm”, tha Hita. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:33 Pengimi i gazetarëve nga policia gjatë protestave, Hita: Liria e profesionit duhet respektuar, çdo shqetësim trajtohet sipas ligjit (VIDEO) Në fjalën e tij krah ministrit Ervin Demo, kryepolici Skënder Hita u ndal te raportimet për pengim të medias nga policia. Hita theksoi se duhet të respektohet e drejta e përfaqësuesve të medias për të ushtruar lirisht profesionin.Çdo shqetësim apo pengim i kësaj të drejte, do të trajtohet sipas ligjit, garantoi ai.“Gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët kryejnë një mision me interes publik, shpesh në rrethana të vështira dhe me rrezik të shtuar, ndaj e drejta e tyre për të ushtruar lirisht dhe në mënyrë të pavarur profesionin duhet të respektohet dhe të mbrohet. Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të medias duhet të mbështetet në respektin e ndërsjellë, komunikimin e vazhdueshëm, transparencën dhe përgjegjësinë profesionale. Veçanërisht gjatë tubimeve dhe situatave që shoqërohen me tensione apo akte dhune, është e domosdoshme të forcohet koordinimi në terren, përmes një komunikimi të qartë dhe në kohë ndërmjet shërbimeve policore dhe përfaqësuesve të medias. Ky bashkëpunim duhet të garantojë njëkohësisht ushtrimin e papenguar të veprimtarisë gazetareske dhe respektimin e masave të ligjshme të sigurisë, të cilat synojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë personave të pranishëm. Udhëzimet e shërbimeve policore, respektimi i perimetrave të sigurisë të vendosur në përputhje me ligjin dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në terren janë elemente të rëndësishme për parandalimin e incidenteve, pa cenuar të drejtën e medias për të dokumentuar dhe raportuar zhvillimet me interes publik. Po kështu, çdo shqetësim apo pretendim për pengim të punës së gazetarëve ose për sjellje të papërshtatshme nga punonjës të Policisë trajtohet me seriozitet, objektivitet dhe në përputhje me procedurat ligjore. Dua të theksoj se siguria e gazetarëve dhe liria e informimit nuk janë në kundërshtim me garantimin e rendit publik. Përkundrazi, ato janë përgjegjësi që duhet të përmbushen së bashku, përmes profesionalizmit, mirëkuptimit dhe respektimit të ligjit. Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar kushtet e nevojshme që gazetarët të ushtrojnë të lirë dhe të sigurt profesionin e tyre, duke qenë njëkohësisht e hapur për një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim më të strukturuar me organizatat përfaqësuese të medias”, tha Hita. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:19 Protestat, Hita: 201 punonjës policie të lënduar! Kemi identifikuar 52 persona për veprime të dhunshme (VIDEO) Kryepolici Skënder Hita tha se gjatë këtyre dy javëve kryeqyteti është përballur me akte dhune. Hita u bëri thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në protesta të paligjshme.“Në këto dy javë jemi përballur me akte dhune, 201 punojës policie kanë ngelur të lënduar dhe të plagosur. Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit. Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo veprimi të dhunshëm të kryer gjatë dy javëve të fundit, përfshirë ato që kanë vënë në rrezik serioz jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.Dëshiroj të përsëris edhe një herë thirrjen time publike, në radhë të parë për prindërit, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në situata ku ushtrohet dhunë dhe rrezikohet siguria e tyre", tha Hita. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 16:17 Ministri Demo publikon pamjet e protestuesve me maska që kanë ushtruar dhunë: I kemi identifikuar! Kamera trupi për Policinë Tiranë (VIDEO) Për të monitoruar reagimin e policisë ndaj protestuesve, ministri Ervin Demo në një konferencë për shtyp bëri me dije se do të vendosen në funksion kamerat e trupit, fillimisht për Policinë e Tiranës. Ky hap vjen për të dokumentuar veprimet e policisë dhe për të rritur transparencën gjatë ndërhyrjeve.“Një gjë është e sigurt, nga këto protesta ne kemi konstatuar që nevoja për fuqizimin teknologjik të Policisë së Shtetit tashmë është imperative dhe ne do të punojmë fuqimisht që të ecim me hapa të shpejtë për sa i përket përdorimit të teknologjisë në punën që ushtron Policia e Shtetit. Unë do të doja të përmendja një element të parë, që do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket transparencës së veprimeve të Policisë së Shtetit që janë kamerat e trupit që ne shumë shpejt do t'i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës, ku do të kemi tashmë përdorimin e këtyre imazheve për të faktuar edhe dhunën apo veprave jo të ligjshme, që ndërmerren nga individë të caktuar, por në të njëjtën kohë, për të garantuar që veprimet e Policisë së Shtetit janë gjithmonë brenda kornizës ligjore.Ne jemi duke parë mundësinë për të fuqizuar si komunikimin brenda strukturave të Policisë së Shtetit me radiot e reja, por dhe mjetet e reja të teknologjisë dixhitale për sa i përket punës investigative që Policia e Shtetit ndërmerr. Këtu do të doja të përmendja një fakt për sa i përket teknologjisë që tashmë ne jemi duke përdorur, për të ndihmuar Policinë e Shtetit në evidentimin e elementëve të dhunshëm gjatë protestës, sidomos atyre elementëve të cilët janë të maskuar”, tha Demo.Gjatë konferencës për shtyp ministri publikoi edhe pamjet e protestuesve me maska që kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve, bizneseve private dhe punonjësve të policisë gjatë protestave. Demo theksoi se falë teknologjisë, është bërë i mundur identifikimi i tyre dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.“Siç e shikoni edhe nga materialet, këto janë disa prej shembujve, të cilët ne tashmë kemi identifikuar. Materiali i është referuar Prokurorisë së Tiranës, ku qartazi duken individë që të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve, kanë ushtruar dhunë ndaj bizneseve private, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndërkohë falë teknologjisë ne tashmë kemi evidentuar identitetin e tyre dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për sa i përket përgjegjësisë ligjore, penale që këta individë duhet të kenë.Këtu unë do të doja t'i bëja një thirrje dhe Prokurorisë së Tiranës dhe gjykatës, për një përgjigje uniforme në mbrojtje të shtetit, pronës, sigurisë kolektive, ku ata elementë, të cilët realisht kanë kryer dhunë mbi kryeqytetin e shqiptarëve, patjetër të kenë një standard për sa i përket përgjegjësisë ligjore që ata duhet të përballen”, tha Demo.Kryepolici Skënder Hita bëri me dije se janë 52 persona të maskuar që janë identifikuar duke kryer akte të dhunshme.Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit", tha Hita. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:14 Të miturit në protestat e dhunshme, Demo: U përdorën në vijën e parë! 269 të shoqëruar nën 18 vjeç (VIDEO) Ministri i Brendshëm Ervin Demo shprehu shqetësim për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme. Deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur.“Të miturit janë përdorur nga organizatorë, të cilët i kanë vënë ata në vijën e parë të sulmit, në vijën e parë të dhunës, dhe duke qëndruar vetë pas këtyre të miturve. Shifrat e shoqërimit tregojnë po ashtu qartazi që numri i të miturve që ka marrë pjesë në protestë është shumë shqetësues. Janë 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon më së mirin, sfidën e madhe që ne kemi, ndërinstitucionale, për të adresuar këtë fenomen shqetësues. E këtu unë flas për sa i përket rolit që do të ketë shkolla, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, për të adresuar një plagë që në fakt është një fenomen, që ne duhet t'i japim përgjigjen e duhur për ta parandaluar në burim. Nuk është zgjidhje, patjetër, veprimet e Policisë së Shtetit për sa i përket ndalimeve që ne bëjmë për të miturit, por sidomos për të miturit ne duhet të gjejmë rrugën e duhur, kanalet e komunikimit të duhura dhe mbështetjen e duhur për familjet dhe për vetë të miturit që ky fenomen të jetë një kujtim i hidhur i këtyre javëve të fundit.”, tha Demo. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:10 Demo: Nuk tolerojmë kërcënimet ndaj efektivëve! Policia nuk është për t'u përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre (VIDEO) Ministri Ervin Demo gjatë një konference për shtyp tha se policia nuk është në protesta për t'u përballur me qytyetarët, por për sigurinë e tyre."Policia e Shtetit nuk është aty, për t'u përballur dhunshëm me qytetarët. Është aty për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Dhe këtë, ne duhet të jemi të gjithë të qartë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të gjithë mbështetës, për sa i përket rolit të Policisë së Shtetit. Ne kemi konstatuar gjatë këtyre javëve një dhunë, e cila nuk ka qenë e drejtuar vetëm kundrejt institucioneve shtetërore, por ka qenë kundrejt subjekteve private, kundrejt institucioneve të pavarura, por dhe individëve, kalimtarëve të ndryshëm të cilët kanë qenë në protestë. Unë jam i bindur që ky standard do të fuqizohet dita ditës dhe ne do të jemi shumë të qartë që roli jonë është për garantimin e sigurisë dhe rendit publik, ruajtjes së proporcionalitetit dhe patjetër, ku ka vend për ndërhyrje, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë e secilit", tha Demo.Ai shtoi se Policia ka referuar disa raste, përsa i përket kërcënimeve që i janë bërë drejtuesve apo punonjësve të caktuar të Policisë. Ministri nënvizoi se këto akte janë të paprecedentë dhe nuk do të tolerohen."Në të njëjtën kohë, do më duhet të përmend një fakt shqetësues: presionin e ushtruar kundrejt Policisë së Shtetit, jo thjesht në ushtrimin e detyrës si rrjedhojë e dhunës, por mbi të gjitha patjetër dhe sulmeve mediatike, por edhe atyre në rrjetet sociale. Policia e Shtetit ka referuar raste specifike, përsa i përket kërcënimeve që i janë bërë drejtuesve të caktuar apo punonjësve të caktuar të Policisë së Shtetit nga individë të caktuar, të cilët kanë përdorur kanalet e komunikimit publike për identifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe organizimin dhe bërjen thirrje të sulmeve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Ky është një akt i paprecedentë, është një akt i cili nuk do të tolerohet dhe ne do të ndjekim të gjitha hapat e duhura ligjore, për të garantuar që çdo punonjës i Policisë së Shtetit ta ushtrojë detyrën dhe përgjegjësitë që ka, duke pasur mbrojtje të plotë ligjore. Do më duhet ta përmend rëndësinë që në fakt ka, dënimi i dhunës nga e gjithë shoqëria, nga partitë politike. Dhuna nuk mund të jetë një instrument negociimi, nuk mund të jetë një instrument shantazhi, dhe nuk mund të pranohet kurrsesi si një mekanizëm, i cili sjell ndryshim, për sa i përket çfarëdolloj kërkese që mund të kenë protestues të ndryshëm", tha Demo. Xh.K/Shqiptarja.com Share P.J / A.E P.J Shqiptarja.com TAG: ervin demo ministria e brendshme Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.2% Nuk e di 9.1% Vota total: 449 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?