Sot kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë 22 protestues, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme, që janë shoqëruar me sulme ndaj efektivëve të Policisë, institucioneve, bizneseve e bankave. Për 12 prej tyre, që ishin nën shqyrtim nga gjyqtari Altin Abdiu, Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin, por ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’. LEXO edhe...'Shqipëria si në gjendje lufte', Mziu kërkon dorëheqjen e Ramës në Komisionin e Bujqësisë! Klosi: Diskutimet politike në Kuvend, këtu merremi me projektligjet! (VIDEO) Në ‘detyrim paraqitje’ u lanë Mario Shitka, Erti Zhilla, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Xhulio Meçani, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxh(e)çi, Arbër Elezi, Admirand Ballolli dhe Orked Shaqiri. Pavarësisht dhunës vandale të ushtruar nga protestuesit gjatë protestave dhe pavarësisht se në përgjithësi Gjykata e Tiranës i ka cilësuar të ligjshëm arrestimet e protestuesve, ndaj tyre janë vendosur masa të lehta sigurie, kryesisht ‘detyrim paraqitje’. Protestuesit e arrestuar, të dalë para Gjykatës së Tiranës:Nën shqyrtim nga gjyqtarja Sonjela Voskopi:Omer AdemiEnrik XhemalajRamazan DautiValentin LamçeDritan ZhillaMariglen SeliniXhuljan MingaLorenc BezatiKlesti FetiuJul BudiNën shqyrtim nga gjyqtari Altin Abdiu:Mario ShitkaErti ZhillaRedon HoxhaBrahim OmenajEugen NeziriLeon NeziriXhulio MeçaniRexhep KuçajElsard Nxh(e)çiArbër EleziAdmirand BallolliOrked Shaqiri R.Xh/ReportTv.al Sonjeta Voskopi Altin Abdiu Gjykata e Tiranes Tirane proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 20.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2063 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
