Sot kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë 22 protestues, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme, që janë shoqëruar me sulme ndaj efektivëve të Policisë, institucioneve, bizneseve e bankave. Për 12 prej tyre, që ishin nën shqyrtim nga gjyqtari Altin Abdiu, Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin, por ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’. Në ‘detyrim paraqitje’ u lanë Mario Shitka, Erti Zhilla, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Xhulio Meçani, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxh(e)çi, Arbër Elezi, Admirand Ballolli dhe Orked Shaqiri. LEXO EDHE:'Shqipëria si në gjendje lufte', Mziu kërkon dorëheqjen e Ramës në Komisionin e Bujqësisë! Klosi: Diskutimet politike në Kuvend, këtu merremi me projektligjet! (VIDEO) Pavarësisht dhunës vandale të ushtruar nga protestuesit gjatë protestave dhe pavarësisht se në përgjithësi Gjykata e Tiranës i ka cilësuar të ligjshëm arrestimet e protestuesve, ndaj tyre janë vendosur masa të lehta sigurie, kryesisht ‘detyrim paraqitje’. Protestuesit e arrestuar, të dalë para Gjykatës së Tiranës:Nën shqyrtim nga gjyqtarja Sonjela Voskopi:Omer AdemiEnrik XhemalajRamazan DautiValentin LamçeDritan ZhillaMariglen SeliniXhuljan MingaLorenc BezatiKlesti FetiuJul BudiNën shqyrtim nga gjyqtari Altin Abdiu:Mario ShitkaErti ZhillaRedon HoxhaBrahim OmenajEugen NeziriLeon NeziriXhulio MeçaniRexhep KuçajElsard Nxh(e)çiArbër EleziAdmirand BallolliOrked Shaqiri R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Sonjeta Voskopi Altin Abdiu Gjykata e Tiranes Tirane proteste protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 20.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2063 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
