Lajme Zone
Protestat e dhunshme, Brukseli apel Shqipërisë: Palët të ulen në dialog, të respektohet sundimi i ligjit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat e dhunshme, Brukseli apel Shqipërisë: Palët të ulen në dialog, të respektohet sundimi i ligjit

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Mesazhi i Parlamentit Evropian është që situata të mos zgjidhet përmes përshkallëzimit, por përmes komunikimit dhe adresimit të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit. Andreas Schieder dhe Marco Tarquinio Brukseli ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv për zgjidhjen e situatës.

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Në deklaratën e publikuar më 19 tetor 2026, dy eurodeputetët u bëjnë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se përshkallëzimi nuk ndihmon në gjetjen e një zgjidhjeje demokratike.

Por shqetësimi i Brukselit nuk lidhet vetëm me dhunën gjatë protestave. Tarquinio dhe Schieder ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore ndaj protestuesve, duke kërkuar që autoritetet të veprojnë me përmbajtje dhe organet përgjegjëse të hetojnë çdo rast të mundshëm shkeljeje.

Sipas tyre, përgjegjësia për aktet e dhunës, përfshirë rastet e mundshme të përdorimit të tepruar të forcës nga policia, duhet të përcaktohet mbi bazën e hetimeve dhe përgjegjësisë individuale.Një tjetër pikë e rëndësishme e deklaratës lidhet me të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre.

Dy eurodeputetët nënvizojnë se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore mbrohet nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mesazhi i Parlamentit Evropian është që situata të mos zgjidhet përmes përshkallëzimit, por përmes komunikimit dhe adresimit të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit.

Në përfundim të deklaratës, Tarquinio dhe Schieder bëjnë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë mes të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të gjetur zgjidhje konkrete për ankesat e protestuesve.

Brukseli nënvizon se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet evropiane, ndërsa respektimi i sundimit të ligjit mbetet një kriter themelor për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Deklaratë e Përbashkët nga Kryetari i D-AL dhe Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë:

Bruksel, 19 tetor 2026

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.

Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit - në këtë rast, të rinjtë - kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.

Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marco TARQUINIO, eurodeputet

Kryetar, Delegacioni për marrëdhëniet me Shqipërinë

Andreas SCHIEDER, eurodeputet

Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë protestat e dhunshme Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protesta në ditën e 7, reagon ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat hapur, prindërit të distancojnë fëmijët nga dhuna! 19 Tetor 2026, 10:3610:36Politike Dita e 7-të e revoltës, Rama kërkon dialog: Jam gati në çdo vend, në çdo orë dhe pa kushte! 19 Tetor 2026, 10:2410:24Politike Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar 19 Tetor 2026, 10:1510:15Politike “Kam tentuar të dialogoj me studentët”, Rama sulmon influencerët: Këta të kashmirit nuk kanë asnjë kërkesë racionale 19 Tetor 2026, 08:5208:52Politike Tirana prej 6 ditësh në protestë, Rama gjen fajtorin: Janë Rusia dhe Irani 19 Tetor 2026, 08:4508:45Politike Rama: 2500 euro shpërblim për policët dhe rritje page nga 1 janari 19 Tetor 2026, 08:3708:37Politike